Mbrëm, mbas kaq ditesh lajmesh ku dëgjohet për burra ju kanë marr jete disa grave, kryesisht bashkëshorteve të tyre, Zoti shkëputi spinën e një femre të padenjë për këtë emër, Nexhmije Hoxhës.

Për gjatë gjithë historisë së saj në krye të shtetit shqiptar, së bashku me të shoqin, vranë e masakruan shqiptarë pafund. Ajo, vecanërisht, spikati në shkatërrimin deri fizik të jetës të pothuajse gjithë shoqeve të saja. Një garë me të shoqin se kush vriste më shumë. Jam i bindur, duke njohur historinë e komunizmit e të marëdhënieve të liderve të tij me bashkëshortet ose të dashurat e tyre që lidhja ka qenë e mbushur plot ankth e frikë.

Të rritur politikish mes gjakut, vrasjeve, kryesisht të miqve e të bashkpunëtorëve më të ngushtë, solidar në krim pra edhe dëshmitar, frika se thika mund të të ngulej mbas shpine edhe në krevat duhet të ketë qënë e madhe. E përditshme. Dy kafshë, (të më falin kafshët), me një sy të cakarritur nga tmerri i eleminimit nga njëri tjetri.

Terrori e Krimi i frymwzuar nga ideologjia komuniste e i vënë në zbatim nga kupola drejtuese ku, dyshja Xhunglini- Hoxha ishin arkitekt e zbatues kryesor, u shpërnda si helm në të gjithë trupin e shoqërisë shqiptare për gjatë gjithë atyre 45 vite tmerri. Eshtë ky helm që mbeti i pa analizuar në laboratorin e brishtë të demokracisë të viteve që pasuan e, për pasojë, i pa shëruar, që vazhdon të ketë të njëjtat efekte toksike për trupin e mendjen e shqiptarve.

Vrasjet, korrupsioni, mashtrimi, mungesa e një shteti të së drejtës, dhuna në raportet bashkshortore e të tjera plagë të shoqërisë shqiptare në këto vite demokracie janë pasojë i helmit të pashëruar që gjarpri e nëpërka injektuan në trupin e mendjen tonë.
Kalbja definitive e trupit të gruas së ish diktatorit Hoxha, mbremë, me 26 shkurt, bëri të shpërthejnë, në rrjete sociale të paktën, një mori komentesh. Kryesisht mallkime ku, pak për natyrën ballkanase e shumë për atë çfarë kjo përbindëshe e i shoqi i bën këtij kombi, larmia qe e pafund.

Nje artikull i shkruar kohë më parë nga Ypi është përmbledhja më perfekte e mallkimeve që shqiptarët i rezervuan kësaj qënieje. Gjithsesi, më bëri përshtypje fakti që në shumicên e rasteve mallkimi shoqërohej me një: “ah qelbësira, rrojti 99 vite e nuk i hyri gjemb në këmbë. Jetoi si mbretëreshë mes familjes, nipave e mbesave, vdiq e qetë dhe e papenduar”…etj etj. Natyrisht, duke qenë pjesë e shqiptarëve të ndërgjegjshëm për faktin që ai rregjim na ka shkatërruar jetën në ato vite dhe akoma sot paguajmë konseguencat, edhe unë e kam menduar shpesh këtë gjë: Si shpjegohet që kta kriminel vdiqën të dy pa ju hyr një gjemb në këmbë?
Për këdo që beson sado pak në dizajnin e kësaj jete e në Krijuesin e saj, shpjegim duhet të jetë fare i qartë.


Natyrisht që cdo krim e shkaterrim i qënies njerëzore nga djalli a triumfi mbi të e Hoxha me të shoqen qen të tillë, ka në thelb luftën e pafund mes të mirës e së keqes. Në këtë luftë, njerwzia duhet të pozicionohet për cka bëjnë gjatë jetës e për cfarë lënë pas. Mbas rënies së komunizmit, Nexhmie Hoxha shpëtoi pothuaj e pandëshkuar . Qe aty, mes nesh, për të na treguar cdo ditë se sa të paaftë po tregoheshim për të vendosur, me rastin e ri që na u dha, një shoqëri ndryshe nga ajo që monstra na kish servirur në 45 vite. Cdo ditë që na ka falur e dhënë Zoti e kishim në mes nesh, aty si kukudh e ne, vetëm në ndonjë ditëlindje të saj a kur bëhej mediatike për një arsye a tjetrën, kujtoheshim të mallkonim që të harronim fill një ditë fill diten tjeter. E pra ajo qe aty që të na kujtonte se çfo të thotë e Keqja në një shoqëri, çdo të thotë të rrisesh kalamaj kriminel si vetja.”Nëna ime ka qenë heroinë”- thoshte e tha i biri- “për gjatë gjithë jetës së saj” ani pse ai e fwmijët e tjerë të ciftit kuçedër panë se si u shqyen miq të familjes nga prindërit monstra.
Ju drejtohem atyre që mendojnë se monstra jetoi e qetë e si mbretëreshë.


Mendoni vërtet që ajo shkoi në atë botë (sinqerisht nuk di cila botë mund ta mbarte veç tonës) e paqme? Unę jo. Jam i bindur që shpirti i saj që katran e i tillë bëhej cdo ditw e më shumë. Kalbej e nxihej në cdo qelizë për cdo ditë vec qelbte erë mbi tokë. Një njeri që ka jetuar e bashkjetuar me krimin nuk mund të jetë një nënë e qetë e, aq më pak, e mirë.
Nuk mund të jetë një gjyshe që mbretëron mes nipave e mbesave pa i letyrosur edhe ata me jargën e helmuar që kishte prodhuar e prodhonte.
Jeta e gjatë e saj qe mallkim pik së pari për familjen e saj. Për ne të tjerët qe pasqyra ku mund të shiheshim cdo ditë për të mësuar se cfarë është e keqja e për të marrë rrugën drejt së mirës. Ajo qe aty e ne hezitonim të shihnim shenjën hyjnore e të kuptonim arsyen e jetëgjatësisë së saj prej krrome. Shoqeria qelbte e qelb nga kundërmimi i saj e shumë pak është bërë për të pastruar këtë ndotje. Jemi këtu tek mallkojm një kërm që nuk kallej me kast pa bërë asgjë pothuajse për të nxjerrë mësime. Jemi një shoqëri e pashëndetshme. Krimi është në cdo qelizë e meshkuj, të mëkuar me helmin e shtrigës, vrasin pa ju dridhur dora, cdo ditë, jashtë e brenda shtëpisë së tyre. Miqësia nuk po di të ngrihet në atë nivel besimi që e bën një nga shtyllat e paktit social e moral, sic e kemi vendosur shekuj më parë.


Nëse në 45 vite krim patëm shembullin e së keqes me gjithë forcën e saj, po ashtu, prej atij terri na erdhi si shëmbull i së mirës, dinjitetit, moralit, i së vërtetës e qëndresës, i mijra grave në kampe internimi, të Sabihave, të Marie Tuceve, të Kokalarëve e qindra burra e gra qe ditë të pranojnë sfidën e të pozicionoheshin në rrugën e tyre nga ana e së Mirës. Në dizajnin e vet Ai na ka krijuar memorien. Shembujt për të ndjekur rrugën e drejtë a janë dhënë gjatë gjithë eksistencës sonë e kryesisht si përplasje mes menxyrës (në këtë rastë Nexhmije&co) e dritës. Nëse nuk vendosim cfarë rruge do të ndjekim pak rëndësi ka ateherë eksistenca mes nesh e një trupi krimi të pa kallur. Vitet e saj kanë qenë pa vlerë për ne. Vec kemi thithur helmin e nga ai na dalin mallkime impotente. Nëse dicka na ka vyer nga kjo e keqe atëher shembujt e mirë do na ngelen si udhërrëfyes ndërsa emri i saj do të tretet e do humbas pa nam e nishan e do ngelet vec një sinonim me Krimin, për të mos u harruar ky i fundit, kurrë…(lm)