VATRA PRITI MINISTREN E JASHTME DHE TË DIASPORËS TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS MELIZA HARADINAJ-STUBULLA-Ditën e Hënë, 17 Gusht 2020, Federata Panshqiptare e Amerikës “VATRA” priti Ministren e Jashtme dhe të Diasporës së Republikës së Kosovës, zonjën Meliza Haradinaj-Stublla, e cila shoqërohej nga Ambasadorja e Kosovës në Washington diplomatja Vlora Çitaku dhe personeli i Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në New York.Mysafireve ua uroi mirëseradhjen Kryetari i Vatrës z. Elmi Berisha.Ai e vlerësoi vizitën e kryediplomates së Kosovës si vlerësim prej Qeverisë së Kosovës.

Elmi Berisha Kryetar i Federates VATRA

Z. Berisha tha se Vatra, nuk mund të anshkalohet nga qeveritarët shqiptarë, kur vijnë në SHBA sepse përbën institucionin historik më të konsoliduar në Diasporë dhe mbanë mbi vete jo vetëm peshën e 108 viteve egzistencë, por ka kryer rolin e shtetit kur shteti i vdekur shqiptar nuk egzistonte. Historia e Vatrës është realisht historia e shqiptarëve të Amerikës që nga fillimi i Shekullit XX. Kjo Vatër, ka emëruar dhe ka paguar ambasadorë në Europë dhe në SHBA, kjo Vatër ka përgatitë dhe ka dërguar në Shqipëri Trupa ushtarake vullnetare të përbërë nga bijtë e vatranëve për të ruajtë kufijtë e Shqipërisë, ka dërguar Bandën Kombëtare VATRA,ka dhuruar dhe i ka huazuar shtetit shqiptar qindra mijëra dollar, ka dërguar në Shqipëri libra për shkollat shqipe etj.etj.

Vatra e sotme është e shtrirë në shumë shtete të Amerikës së Veriu dhe në Kanada dhe po vazhdon të kryejë misionin Kombëtar në shekullin e dytë të jetës së saj.Qëllimi i shenjët i Vatrës është çështja Kombëtare. Vatra ndjehet e pakënaqur me qeveritë shqiptare, veçanërisht për zbrazjen e trojeve tona etnike, të cilat kanë bërë fare pak për qytetarët shqiptarë dhe me paftësitë qeverisëse po nxisin ikjen jashtë vendit.

Ne nuk mbajmë anë politike, partiake, nuk jemi me asnjë parti politike, por ne kemi krurajon që të kërkojmë prej qeverive shqiptare më shumë përkushtim ndaj qytetarëve tanë, luftë kundër korrupsionit,trafikut, varfërisë, ndal përçarjeve kombëtare, ndal shpërnguljeve prej tokave të Arbërit, duke rritur mirëqenien e qytetarëve etj. Partitë shqiptare duhet të jenë bashkë për çështjen kombëtare. Ne, tha kryetari i Vatrës, jemi të gatshëm të bashkëpunojmë, jemi gati që të bëjmë pakt me qeveritë dhe të marrim përsipër detyrimet tona kombëtare, po ashtu duhet të marrin përsipër detyrat e tyre qeveritë shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë.

Ministrja Meliza Haradinaj-Stublla

Ministrja Meliza Haradinaj-Stublla, e falenderoi kryetarin e Vatrës dhe bashkëpunëtorët e tij për pritjen e ngrohtë në Vatrën Shqiptare. Ndjehem mirë , tha ajo, që jam këtu, në organizatën më të vjetër, që ka qenë dhe mbetet boshti i marrdhënieve shqiptaro-amerikane dhe ka dhënë një kontribut të jashtzakonshëm për shtetet shqiptar.Ministrja vlerësoi rolin dhe kontributet e Diasporës shqiptare dhe Vatrës në veçanti.

Diaspora, tha ajo, mbetet kontribuse kryesore për çlirimin e Kosovës, ajo bëri për vete Amerikën dhe Evropën, dhe së bashku me vendlindjen ia arritëm që të fitonim lirinë. Unë, tha ministrja, jam rritur dhe e kam përjetuar luftën dhe tragjeditë e saj, por sërish është koha që të gjithë faktorët shqiptarë të bëhen bashkë pasi kundërshtari ynë është në ofensivë dhe ne jemi të pabarabartë në tavolina e bisedimeve. Ne duhet të mendojmë së bashku, duhet që bashkojmë faktorët shqiptarë, që në takimin e 2 shtatorit në Washington, të mos dalim të humbur.Kryediplomatja e Kosovës i dhuroi Vatrës një dhuratë simbolike me ornamente artistike të punuara nga Organizata e grave të dhunuara në kohën e luftës nga pushtuesit serbë.Më pas i kanë u uruar mirëseradhjen mysafireve: Presidenti i nderit i Vatrës z. Agim Rexhaj, nënkryetari i Vatrës Alfons Grishaj, që kishte ardhë nga Detroiti dhe që shoqërohej nga kryetari i degës së Michigani dhe anëtari i Kryesisë Mondi Rakaj,si dhe anëtari i Këshillit të Vatrës Kolonel Dritan Demiraj,Sekretarja e Vatrës Nazo Veliu, arkëtari i Vatrës Marjan Cubi, anëtarët e kryesisë Zef Balaj dhe Ibrahim Kolari e të tjerë. Diskutatnët përcollën sugjerime dhe kritika ndaj qeverive përkatse, asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës.Në fund kryeredaktori i Diellit bëri një prezantim të shkurtër të rrugëtimit 108 vjeçar të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA.Për mysafirët u shtrua një darkë në restorantin Allora në Manhattan.

Nga Dalip Greca