Kryeministri Edi Rama nuk lë vend pa e treguar urrejtjen e tij për Kosovën.

Urrejtja gjenetike e Ramës për Kosovën

Një ditë më parë i falenderoi të gjithë për kontributin e dhënë për shuarjen e zjarreve, por nuk e përmendi Kosovën.

Sot, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një fakt akoma më tronditës. Bëhet fjalë për një artikull të Edi Ramës, publikuar në gazetën Koha Jonë para 27 vitesh. Duke kundërshtuar projektin e Kushtetutës, ai lëshonte fyerje për origjinën e Berishës. Vota kundër projektit është votë kundër presidentit kosovar të Sali Berishës, shkruante Rama. “Urrejtja e tij për Kosovën është gjenetike. Lexoni se si më sulmonte 27 vjet më parë për origjinën time ky antishqiptar,” shkruan sot Berisha.