“Dita e 24 shtatorit do të shënohet në historinë e Kosovës, sikur dita kur Afrim Bunjaku ra dëshmor dhe u bë heroi i Kosovës për ta ngritur shtetin tonë. Afrim Bunjaku ra në krye të detyrës si oficer i denjë i republikës në mbrojtje të lirisë, pavarësisë dhe të sovranitetit të republikës sonë. Dita e djeshme, ditë e.. për familjen dhe miqtë, për bashkëfshatarët dhe gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës është po ashtu dita kur emri i Afrim Bunjakut u lartësua. Rreshteri Bunjaku dje mbrojti Kosovën me jetën e tij, ndërsa nga sot rënia e tij do të frymëzojë brezat se si mbrohet atdheu. Dita e djeshme ishte një ditë e rëndë për Kosovën dhe për demokracinë dhe për paqen në rajon. Serbia edhe një herë për strukturave terroriste paramilitare e sulmoi shtetin sovran dhe të pavarur të Kosovës”, -përfundoi Konjufca.

Sipas tij, Kosova edhe pasluftës po vazhdon që të mbrojë lirinë dhe pavarësinë e vendit me gjakun e dëshmorëve dhe të heronjve. Po ashtu, kryeparlamentari Konjufca u shpreh se dje u dëshmua që Serbia nuk ka ndryshuar dhe mbetet agresore ndaj Kosovës. Në ceremoninë e varrimit, drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha tha se është e vështirë që sot të ndahen nga Afrimi, i cili dha jetën për paqe dhe siguri. “Rreshter Afrimi dje ra heroikisht në krye të detyrës në veri të Kosovës. Ai u vra në një prit të organizuar nga grupet terroriste dhe kriminale. Rreshteri Afrimi, heroi më i ri i Kosovës dha jetën tij duke mbrojtur rendin kushtetues, sigurinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës. Sot për ne dhe për ju është një ditë shumë një ditë shumë e vështirë, sepse po ndahemi nga prindi, bashkëshorti, vëllai, miku e kolegu, i cili dha jetën e tij për paqe dhe siguri të të gjithë qytetarëve të Kosovës”, u shpreh ai. Nga Samadrexha e Vushtrrisë, ai u bëri me dije grupeve kriminale e terroriste që dora e shtetit do të luftojë pa mëshirë të njëjtit. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ndarë titullin “Hero i Kosovës” policit të vrarë nga terroristët serbë, Afrim Bunjaku. Ai u vra në orët e para të së dielës nga grupe terroriste serbe.