Nga Erald Kapri

“Gjeneral” Perllakut i qoftë dheu i lehtë. Kaq i duhet uruar kujdo, edhe hasmit. Ai u formua nga dhuna, u lartësua nga krimi, u rrëzua nga ajo që vetë krijoi. Në memorjen time do mbetet gjatë vendimi i tij për të pushkatuar një grup shqiptarësh nga Kosova që i gjeti të braktisur. “I vramë se ishin kolaboracionistë”, ishte përgjigja mbresëlenëse, i cili ndërkohë rrihte gjoksin krenarisht që i shërbente popullit vëlla serb.