Pyetja 1: Ju folët për reformën në drejtësi, por është vetëm një aspekt i kërkesës së BE. Sfida e parë, që ka 28 vite që e ka mbërthyer Shqipërinë është lufta kundër korrupsionit dhe është rritur vitet e fundit. Ajo është pengesa kryesore në luftën kundër narkotrafikut. Kjo kufizon institucionet për ta luftuar. Zonjë, mund të na thoni sesi, pasi me çdo raport korrupsioni është rritur. A mund të më thoni sesi ju me një task-forcë keni luftuar këtë fenomen?
Pyetja 2: E drejta e pronës është një e drejtë themelore, respektimi i saj është kusht për garantimin e të drejtave të njeriut, shtetin e së drejtës dhe sundimin e ligjit. Raporti i fundit “Për të Drejtat e Njeriut” evidenton faktin se qytetarëve Shqiptar nuk u garantohet një proces i rregullt për trajtimin/kthimin dhe kompensimin e pronave. Kjo panoramë e Shqipërisë nuk është aspak dinjitoze për t’u paraqitur përpara Komisionit Evropian për Hapjen e Negociatave me BE. Më thoni çfarë keni bërë për këtë? Është një sfidë shumë e rëndësishme por nuk e prekët aspak.
Pyetja 3: Në zgjedhjet parlamentare të 2017 ka patur probleme të shitblerjes së votës, presion mbi zgjedhësit, parregullësi të tjera të konstatuara edhe nga OSBE-ODHIR dhe DASH, a keni marrë masa ju si Ministre e Drejtësisë për të parandaluar këto fenomene negative ?
RUDINA HAJDARI/FB