Ish kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli në një postim në rrjetet sociale ka publikuar disa foto ku shfaqet me qenin e saj.

Njërën prej fotove Topalli e ka shoqëruar me një thënie të Victor Hugoit.

Por në shkrimin e saj ish kryetarja e Kuvendit dhe një prej ikonave të PD-së, Topalli ka thumbuar edhe politikanët.

“Victor Hugo pyeste:” Nese shikon ne syte e nje qeni, si mund te dyshosh se, ai nuk ka shpirt?”. … dhe pastaj, kur shikon masken e disa politikaneve… eshte e thjeshte”,-shkruan Topalli.