Nga Protesto.al

“Grigor Petrovic Zapojkin ishte një burrë i ri dhe mjaft popullor. Ai ishte i pajisur me talentin e rrallë që të mbajë pa u përgatitur fjalime në raste martesash ose vdekjesh. Mund të fliste në çdo orë e në çdo gjëndje, në mëngjes i sapo zgjuar nga gjumi, kur ishte esëll, e kur ishte i pirë xurxull. Fjalët i rridhnin nga goja si ujët e musllukut, të bollshme dhe të mrekullueshme. Zapojkini ka në torbën e tij oratorinë me më shumë fjalë tronditëse sesa kanë vagabondët në një pijetore. Një ditë vere teksa rinte në verandën e shtëpisë së tij, dëgjoj mikun e tij Popllavskin teksa i thërriste.

-Hë çfarë ka ndodhur?

-Vishu shpejt dhe hajde! Një nga tanët ndërroj jetë, në këtë minutë po e shoqërojnë në botën tjetër, pra mik i dashur, i duhen disa fjalë nga ti. Të kishte vdekur ndonjë njeri pa rëndësi nuk do të bezdisnim. Por është sekretari, shtylla e një zyre, si të themi. Është e pamundur të varroset një personalitet i tillë pa një fjalim.

-Hë! -tha Zapojkin duke hapur gojën, -sekretari, ai pijaneci!

-Po po, u përgjigj ethshëm Popllavski. Dreka do të jetë e ngjeshur, ashtu siç e do ti… Karrocën do ta paguajmë. Vetëm të lutem hajde.

-Dakort, i tha Zapojkini, le të nisemi. Krehu flokët, mori një pamje melankolike dhe doli me Popllavskin.

-E njoh sekretarin tuaj, -tha Zapojkini. Ishte një finok, por dhe një kafshë e rrallë nga djallëzitë.

Kur dy miqtë arritën tek varrimi, Zapojkini pa Prokop Osipoviç. Në moshë të re Zapojkini kishte bërë burg pa të drejtë, pasi nuk kishte para për t’i paguar ryshfet Osipoviç, e ky i fundit e kish dënuar për një krim që Zapojkini nuk e kishte bërë kurrë. Zapojkini priti sa u qetësuan njerëzit pastaj bëri një hap përpara, hodhi një vështrim të rëndë dhe nisi:

-A duhet t’u besojmë syve dhe veshëve tanë?! Ky arkivol, këto fytyra të mbytura në lot, këto klithma e psherëtima, a mos janë një ëndërr e tmerrshme? Ah! Jo, nuk është një ëndërr dhe veshët nuk na gënjejnë! Ai që shihnim dje, të shkathët, plot shëndet e njomësi, ai që gjer dje, si bletë e palodhur, shtëpinë në sytë tanë mjaltin e tij në koshere e shoqërisë ai që…ai vetë është kthyer sot në pluhur, është bërë hija e vetvetes! Vdekja e pamëshirshme hodhi mbi të kthetrat e saj dërrmuese. Prokop Osipovici ishte i vetëm. I jepej me gjithë shpirt detyrës së tij të ndershme, në punë nuk dinte të kursehej, bile edhe natën pa gjumë rrinte, nuk njihte interes personal, nuk shitej për të holla. Sa inat i kishte ata që donin t’i paguani ryshfete. I shkreti kishte hequr dorë nga dëfrimet, biles kishte hequr dorë nga lumturia e martesës. E dini që deri sa vdiq qëndroi i pamartuar? Po kush mund t’ia zërë vendin që kish në shoqërinë tonë? E shoh sikur ta kisha përpara syve, fytyrën e tij të rruar.

Zapojkini vazhdoi të flasë, por dëgjuesit filluan të pëshpëritin. Fjalimi i tij ju pëlqeu të gjithëve, lotët u derdhën çurkë, por ca gjëra u dukën si të pakuptueshme. E para punës nuk të shpjegohej përse oratori e quajti të ndjerin Prokop Osipovic, ndërkohë ai që ishte shtrirë në varr quhej Kiril Ivanovic. Pastaj i ndjeri kishte qenë tërë jetën me gruan e tij legjitime, dhe kështu nuk mund të quhej beqar. Gjithashtu ai kishte një mjekër të dendur dhe nuk po kuptohej pse oratori foli për fytyrën e tij të rruar.

Ndërkohë që Popllavski ju afrua mikut të tij. -Çfarë bën ore i marrë? Prokop Osipovic është gjalle, -tha ai me një zë të vdekur.

-Kush është i gjallë? Pëshpëriti Zapojkini.

Zapojkini u kthye nga varri dhe po me atë elokuencë, vazhdoj të mbante fjalim. Por Osipovic e ndërpreu me arrogancën që “karakterizon” zyrtarët.

-Mbase për një të vdekur fjalimi juaj ishte më i miri, por për një të gjallë ishte një tallje e hidhur.

-Zotëri ju lutem mos më ndërprisni, ju drejtua Zapojkini -Osipovicit. Po flasim për një njëri që ka ikur nga kjo botë.

Pasi mbaroj ceremonia e varrimit. Popllavski ju drejtua Zapojkinit. -Çfarë dreqin ishte ajo bërë? Si mund të ngatërrosh emrat në këtë mënyrë? Ti je thjesht një i çmendur. Zapojkini rrëkëlleu gotën e tij dhe ju drejtua mikut të tij:

-Fjalimi im ishte i mirë për një të vdekur, por për një të gjallë ishte një tallje e hidhur. Pastaj mik, a nuk ishte Ivanoviç që vdiq nga dy sëmundjet më të përhapura në vendin tonë: prostitucioni dhe alkoolizimi.”

Ky pejzash është shkëputur nga novelat e gjeniut Rus, Anton Çehov. Duket sikur mjeshtri Çehov e ka parashikuar se, në një vend të vogël si Shqipëria, do të lindë një kryeministër që do të tallë dhe do përdorë si t’i dojë kokrra e qejfit. Ashtu si Zapojkini dhe Rama do të përdorë situatën për tu tallur me Shqiptarët, por ndryshe nga Zapojkini, Ramës nuk i ka hyrë në hak asnjë shqiptar i ndershëm. Ndërsa Rama, në rolin e “Osipoviçit”, po përdor postin për të bërë mjekun, policin, juristin, arsimtarin. Edi Rama po na tall si i do qejfi, po na poshtëron sipas “midesë” së tij.