Nga A.R.DOSTI

Budallait kurre mos i jep te drejte se i duket vetja me i mencur se ty….

Hedh budallai nje gur ne Pus e 1000 te zgjuar nuk e nxjerrin dot …

Kurre mos i hap rruge budallait se te merr gjithe trotuarin…

…Dhe….perpara budallait kurre mos thuaj gjera te mencura….

Te gjitha keto lloj sentencash per Budallain…shkojne ne cdo kohe e sa here te ulesh e te shkruash per nje debil te lindur e nje te cmendur me kartele si puna e Edi Rames !

Po si e pranoni e si duroni t’ju perdhose kesisoj, t’ju poshteroje keshtu e t’ju degjeneroje deri ne kete fare feje o milet…

Nuk e di po ju qofshi e lum ai qe ju ka ju !

Po si ore nisi t’ju nxjerre per ajrosje e per shetitje me grafik sikur te ishit e sikur te jeni Delet e tufes e Bagetite e tij te vathes e ju hic s’bzajtet?

Sinqerisht ju them se edhe vete te burgosurit do fyheshin rende nese gardianet e tyre do i trajtonin kesisoj…

Sot do dalin pleqte tha…neser nenat me femije nen 10 vjec…pasneser grate beqare besoj e ndofta edhe ato shtazena……nje dite me pas meshkujt singell , te divorcuar ose ata te cileve ju kane vdekur grate…

Pasneser do ajrosen policet e gazetaret si dhe nje pjese e mjekeve qe jane shume te lodhur…por ne kahe te kunderta ok…ca nga Universiteti e ca andej nga Paskuqani…

Ne mesjave radhen e kane veteranet besnike te partise e spiunet …per te cilet policia eshte porositur qe te mos ju a vere fort re distancimin social pasi kjo kategori e ka fort te nevojshme te qendrojne prane njeri tjeterit e te thone plot gjera sekrete ne vesh per t’ja transmetuar me pas Komandantit e Partise…

Nga e premtja do ajrosen te gjithe ata qe s’kane lene miting te Edit pa qene prezent me karrige ne dore……te shtunen do shetisin te burgosurit nen mbikqyrjen e rrepte te autoblindave e te polico- ushtrise shqiptare pjestare e NATO-s…dhe te djelen ma do mendja se do ajrosen …te vdekurit para se te percillen per ne ate bote…

Per politikanet, deputetet , ministrat e soj-llojin e tyre nuk ka as xhiro e as ajrosje pasi jemi ne Pikun e Pandemise….ndaj kush te doje te shohe te ”dashurit e tij te shpirtit” …le te gjeje ndonje Hotel a Motel e atje le te shmallet ok…por kujdes se mos ju bejne ndonje video erotike sekrete e pastaj e leshojne ne rrjet …se na dhjete fare …na i moret erzin…

Per te pa bindurit e koke krisurit …per qeflinjte e gastares se rakise e kaves …per ata qe ngordhin per nje dore 5 katesh , domino e hudhje zarash per Tavell …liridalja nis nga e hena qe vjen heret ne mengjes e deri pak para dreke ok…ndaj mbani radhen, duroni e mos u beni zevzeke e grindavece…

E degjuat si tha Elisa…..ne kete kohe kemi vendosur tu gjindemi e t’ju a japim te gjitheve (???)…ndaj durim, kurajo, shprese e besim se Spirokali nuk genjen e as premton kot….dikush duhet ti kete thene e ja ka cuar nder mend e ajo po ju a ofron….

C’thote Partia ben populli e C’do populli ben Partia !

Pika ne bythe qe s’te bie o popull …deri ketu jeni katandisur mo…deri ketu ju ka futur Gomari trute e Gomarit mo?

Dhe keq te dalesh e keq te mos dalesh …se te kujtohet ajo shprehja e bukur qe perdornin shkodranet ne ate kohe …mos dilni Dele nga kanali se ju ha xhaxhi Pali…

Dhe vertet o milet e keni vene re qe ky koqja e kandarit qe keni ne krye sec ka nje ngjashmeri jo te vogel me Pali Misken e djeshem …nuk po them me Pal Vaten se ketij te fundit ka kohe qe ja ka kaluar …

Dhe nuk e di pse mu kujtua Adi …komshiu im i mire e shume i hershem ne Ali Demi qe mbante Pellumba …

Edhe ai keshtu i nxirrte per ajrosje e per fluturim pellumbat e tij me grafik, me emra e sipas kategorise e llojit te tyre…

Tani do leshoj ne fillim Kaslycet me thoshte gjithe gezim Adi…pas tyre Ballinjte…me mbrapa pullaxhinjte…pastaj gushbardhet , huncat…e ne fund edhe kom-leshet….dhe lumturohej tek i shihte te fluturonin asisoj nen urdherat e komanden por edhe radhen e caktuar prej tij…

Mu kujtua me kete rast edhe nje histori tjeter e shume viteve me pare teksa gjendesha tek nje i njohuri im ne nje fshat te Skraparit dhe qelloi qe ishte dita e qethjes se Dhenve …

Plaku i shtepise i thosh te birit …ti nxjerrim me radhe qe te mos na molepsen o bir…e ti kemi kollaj per ti qethur nje e nga nje……e ja priste…

…Tani lesho syzeskat…pas tyre rudet…me pas veshprerat…

Kur te them une me lesho edhe baluket…syzkat…pullezezat e ato me kembore … ato qe i kam bere me shenje mi nxirr ne fund fare o Bir…mire……. mire o Baba mire …ti e di ate pune i pergjigjej i biri…

Une kaq kisha per te thene sot…te tjerat ti kam lene ty ti thuash o populli im qe lus zotin te mos mbash radhen e fluturimit si te llojit te Pellumbave te Adit e as ate te Deleve per qethje ne ate fshatin e larget te vendlindjes se Presidentit tend…