Nga Kujtim Ndoj Çoku

Masakra me e Madhe e Diktatures Komuniste ne Mirdite.  14  Viktima. 14 Martire te Demokracise. Më 9 gusht 1949, vetëm dy ditë pas vrasjes së Bardhok Bibës, sipas dëshmitarëve, me urdhër nga lart, ishte përgatitur operacioni i kapjes së mbështetësve të grupeve të armatosura, që vepronin maleve të Mirditës. Një brigadë e specializuar “për ndjekjen e bandave”, nën komandën e kolonel Zija Kambos, hyn natën në Mirditë dhe kryen arrestime.

Gjyqi, sipas dëshmitarëve, u bë me ngutjen më të madhe. Për 20 të pandehur prokurori kërkoi dënimin me vdekje në litar dhe 10 të tjerë me pushkatim. Gjykata Ushtarake vendosi për 14 ekzekutime, që do të kryheshin në Qafë-Valmiri, atje ku ishte vrarë Bardhok Biba.

Ku u pushkatua dhe Preng Shkurt Nikolli:

Preng Shkurt Nikolli. Lindi më 1908 në Grykë Orosh. Ka mbaru Internatin e Oroshit. Në vitet e Monarkisë dhe gjatë pushtimit fashist ka qenë oficer kuesture me gradën nëntoger. Pas çlirimit iu bashkua grupeve të armatosura bashkë me dy vëllezërit e tij. Pas një amnistie të vitit 1946 kthehet në shtëpi. Kur u vra B. Biba, ishte në aksion në Tiranë. E sollën nga Tirana të arrestuar dhe ia dorëzuan Gjykatës Ushtarake në Rrëshen, e cila e dënoi me vdekje, ekzekutim me pushkatim.

Dhe me radh:

Dede Preng Gjomarkaj

Dode Mark Biba

Pjeter Ded Vila

Dod Llesh Paloka

Nikoll Bardhok Bajraktari

Nikoll LLesh Bajraktari

Llesh Gjon Melyshi

Ndrec Mark Ndoj

Bardhok Dod Gjini

Frrok Ndue Mata

Gjergj Keq Beleshi

Gjin Gjok Kaqi

Ndoc Gjet Qupi