Nga Kastriot Myftaraj

Shteti im duhet të më shpjegojë zyrtarisht se çfarë kuptimi kanë në shqip fjalët “Allahu Akhbar” që i dëgjoj nga megafonët në hapësirën publike laike

Nga të gjitha fetë që ushtrohen në Shqipëri vetëm njëra, feja islame, përhap çdo ditë, madje pesë herë ditë, në hapësirën publike jashtë ndërtesave të kultit përkatës, fjalë rituale në një gjuhë të huaj, në këtë rast arabisht. Pesë herë ditën nga megafonët e minareve të xhamive dëgjohet një formulë rituale e quajtur ezan (thirrje për lutje) e cila nis me fjalët “Allahu Akbahr”.
Unë jam qytetar i Republikës së Shqipërisë që është një shtet i përcaktuar me Kushtetutë si laik (sekular), ku nuk ka fe zyrtare dhe duhet të ketë barazi kushtetuese midis feve.
Shteti im duhet të më shpjegojë kuptimin e fjalëve “Allahu Akhbar”, meqënëse ato janë në një gjuhë të huaj dhe meqënëse ato fjalë më drejtohen mua në hapësirën publike jashtë ndërtesave të kultit përkatës. Hapësrira publike është laike, pra neutrale nga pikëpamja fetare. Bashkësitë fetare mund ta përdorin atë për të kryer ritualet në ditë të caktuara, me leje të autoriteteve publike, por nuk mund ta përdorin gjatë gjithë kohës pa ndërprerje, siç bën Komuniteti Mysliman i Shqipërisë.
Cfarë kuptimi kanë fjalët “Allahu Akbahr”? Kam të drejtë të pyes unë si qytetar i Republikës laike të Shqipërisë. Dhe përgjigjen për këtë e dua dhe kam të drejtë ta kem zyrtarisht. Sepse kështu feja islame fiton praktikisht statusin e privilegjuar të fesë zyrtare pa qenë ligjërisht e tillë.
Nga kureshtja intelektuale unë kam mësuar se fjalët arabisht “Allahu Akbahr” në shqip do të thonë se “Zoti është më i madhi”. Më i madh se kush? Se zotat e tjerë, nënkuptohet.
Pra ka shumë zota por njëri ndër ta është më i madhi. Dhe ky zot që është më i madhi quhet Allah, zoti islamik. Formula duhet thënë në arabisht sepse kështu saktësohet se cili ndër zotat është më i madhi. Pra, bëhet fjalë për njërin ndër zotat, me një emër të caktuar, i cili është më i madhi, për Allahun.
Domethënë qëllimi i kësaj formule rituale nuk është që të thirren muslimanët praktikues që të kryejnë ritualin e lutjes por qëllimi është që t’ iu thuhet besimtarëve të feve të tjera se zoti i tyre është i vogël dhe i parëndësishëm në krahasim me zotin islamik.
Pra Islami është një fe që në ritualin e saj të përditshëm përçmon fetë e tjera. Secila fe ka zotin e vet, na thotë Islami pesë herë ditën me megafonë dhe zotat tuaj janë të vegjë, yni është më i madhi. Zoti ka emra të ndryshëm në fe të ndryshme me gjuhë rituale tradicionale të ndryshme. Zoti është “Deus” në latinisht, “Theos” në greqisht, “bog” në sllavisht, “Elohim” në hebraisht etj.
Asnjë fe nuk ka një ritual ku të thuhet se zoti në versionin tim është më i madhi. Këtë e ka vetëm Islami. Pra thirrja “Allahu Akbahr” është një sfidë ndaj feve të tjera, por jo vetëm ndaj tyre por edhe ndaj qytetarëve laikë, qofshin këta afetarë apo ateistë, si dhe ndaj vetë shtetit laik. Qytetarëve laikë iu thuhet në hapësirën publike laike se Allahu është më i madh, më suprem se parimet në të cilët besojnë ata.
Në shtetin laik autoriteti më i lartë është ligji kushtetues, ndërsa feja i përket pjesës private të jetës së njeriut dhe “sovraniteti” i fesë kufizohet brenda hapësirës së kufizuar të objekteve të kultit, tempujve fetarë. Thirrja “Allahu Akbahr” e përhapur në hapësirën publike laike sfidon në mënyrë të përhershme sipëraninë e Kushtetutës duke thënë se Kurani është mbi Kushtetutën.
Shteti laik shqiptar duke lejuar fenë islame të kryejë ritualet e saj, aq më tepër duke pushtuar pesë herë ditën hapësirën publike laike, shkel parimin kushtetues të barazisë mes feve, si dhe atë të barazisë së të drejtave mbi hapësirën publike të qytetarëve besimtarë fetarë ose jo. Njëra fe lejohet që të përdorë hapësirën publike laike për t’ iu thënë besimtarëve të feve të tjerë dhe qytetarëve laikë se zoti i saj është më i madhi.
Të gjitha fetë iu kërkojnë njerëzve që t’ i nënshtrohen zotit por vetëm një fe, Islami iu kërkon atyre që t’ i nënshtrohen një zoti të caktuar me emër arab për të cilin thotë se është më i madhi.
Nuk është rastësi që “Allahu Akbahr” ka qenë dhe mbetet thirrja luftarake e ushtrive muslimane që nga koha e Muhamedit, te pushtimet arabe, osmane dhe deri te terroristët e sotëm islamikë.
Allahu Akbahr është një thirrje kërcënuese për nënshtrim.
Kjo thirrje bëhet qëllimisht në hapësirën publike laike, si thirrje për nënshtrim ndaj besimtarëve të feve të tjera dhe qytetarëve laikë, si atyre afetarë ashtu dhe atyre ateistë.
Thirrja “Allahu Akbahr” në hapësirën publike është një provokim i kryer nga feja islame ndaj feve të tjera, shoqërisë, shtetit laik.
Thirrja “Allahu Akbahr” ka të njëjtin funksion si thirrja “Hail Hitler”, që kishte funksion imponues, nënshtrues. Pra Hitleri është lideri më i madh ndaj të gjithë duhet të shprehin nënshtrimin ndaj tij.
Si intelektual unë e di kuptimin e fjalëve “Allahu Akbahr” nga leximet e mia. Por si qytetar unë dua një shpjegim zyrtar nga autoritetet shtetërore përkatëse që janë përgjegjëse për administrimin e hapësirës publike laike. Këtë përgjigje e dua nga Komiteti Shtetëror i Kulteve, nga Policia e Shtetit ku merret leje për të shpërndarë në hapësirën publike kumte të çdo lloji.
Dua që shteti im të më shpjegojë se përse në Republikën laike të Shqipërisë është duke iu privilegjuar në mënyrë antikushtetuese një fe, Islami gjë që e bën praktikisht shtetin tim Republikën Islamike të Shqipërisë.
Shteti im e ka këtë detyrim edhe pa ia kërkuar unë apo qytetarët e tjerë. Meqënëse shteti im nuk e kryen dhe nuk ka ndërmend ta kryejë këtë detyrim unë si qytetar, si intektual kam të drejtë dhe detyrim të jap alarmin, bëj thirrje dhe ndërmarr nisma të çdo lloji për mbrojtjen e Laicizmit në Shqipëri si një nga shtyllat e rendit kushtetues.
Allahu nuk është më i madhi në një shtet laik. Në një shtet laik Allahu është i barabartë me çdo kult qoftë ky edhe kulti i derrit nëse dikujt do t’ i shkrepte në mendje që ta krijonte. Nëse dikujt i lind ideja që të krijojë një fe të re e cila adhuron derrin atëherë në një shtet laik feja e derrit ka të njëjtat të drejta si feja e Allahut. Dhe duke pasur parasysh praktikën e privilegjimit të fesë islame që është krijuar në Shqipëri feja e derrit duhet të ketë të drejtë që të përhapë me megafon pesë herë ditën në hapësirën publike fjalët “Derri është më i madhi”. Tekefundit në fenë e Allahut adhurohet një gur i zi në Mekë që për shkencën është një meteorit i rëndomtë dhe rrotull të cilit vijnë besimtarët në haxh.
Qëllimi im nuk është të fyej fenë islame dhe besimtarët e saj me këto krahasime, por t’ iu jap të kuptojnë në të vetmen mënyrë që ata kuptojnë se në shtetin laik nuk ka fe të privilegjuar. Sepse sharjen me fjalën “derr” për laikët dhe besimtarët e feve të tjera që kërkojnë barazi kushtetuese e kanë në majë të gjuhës si fjalët “Allahu Akbahr”./Kastriot Myftaraj