Një shtetas shqiptar i vendosi flakën vetes pasditen e sotme përpara Pralamentit Evropian në Strasbourg të Francës.
Sipas medieve franceze ai u lye me benzinë e më pas i vuri flakën vetes.
Stafi i sigurisë dhe zjarrëfikësit në detyrë pranë godinës së parlamentit i erdhën në ndihmë shqiptarit për t’i shuar flakët.
Pavarësisht ndihmës ai pësoi djegie në fytyrë dhe në duar.
Autoritetet nuk bëjnë ende me dije se cili ishte shkaku i këtij veprimi si dhe identitetin e tij.
Ai kishte me vete një valixhe me pasaportën brenda. Sipas “DNA.fr” 39 vjeçari shqiptar duhet të largohet nga Franca, pasi të rikuperohet.