Raporti i World Drug Report 2018 mbi tregun botëror të drogës i publikuar nga Zyra e OKB-së për Drogën dhe Krimet. Shqipëria është vend-tranziti kryesor për të gjitha drogat, përfshirë edhe ato që vijnë nga Amerika e Jugut.

Afera me vlerë miliarda euro në duart e klaneve të pranishëm në të gjithë territorin: në Shqipëri manaxhohen në nivelin maksimal trafiqe, investime ekonomike dhe riciklim parash të pista. Por prania e grupeve të shumtë të organizuar dhe shumat e jashtëzakonshme që fitojnë bëjnë që klanet të jenë në luftë të vazhdueshme mes tyre për menaxhimin e një prej bizneseve më fitimprurës në botë.

Në Tiranë dhe në pjesë të ndryshme të vendit në muajt e fundit janë regjistruar vrasje të shumta që çojnë direkt te lufta për dominimin e trafikut të drogës midis grupeve mafioze. Çdo ditë, lufta midis grupeve rivale për kontrollin e territorit dhe tregut të drogës po bëhet përherë e më e përgjakshme deri në atë pikë sa të fusë në krizë edhe qeverinë shqiptare që ka brenda saj eksponentë të lidhur me mafiet lokale.

Autoritetet shqiptare duket se nuk po impenjohen në luftën kundër organizatave kriminale, ndërkohë që ekzekutimet në rrugët e qyteteve vazhdojnë prej vitesh, siç shkruan media vendase. E konfirmojnë edhe shifrat e ofruara nga Europol që analizon gjithë vrasjet e verifikuar në Shqipëri nga 2015 deri sot.

Mafiat ne vendit jane shumë të fuqishme dhe raportet mes klaneve, politikës dhe forcave të rendit janë të njohura.

Nëse vazhdohet me këtë hap, Shqipëria mund të bëhet një Meksikë e re në Evropë. Për fat të mirë ende nuk është bërë, por mund të bëhet. Kriminaliteti shqiptar po ristrukturohet në formë të organizuar dhe askush nuk duket se di si t’i përgjigjet këtij mutacioni që nëse shkon deri në fund mund ta bëjë Shqipërinë një narko-shtet të vërtetë sipas modelit amerikanojugor.