Nga Kejvi Rapaj

Përse duhet të votojmë për PD?

  1. Cdo herë që kam vajtur në Shqipëri këto 8 vitet e fundit që PS ka qën në pushtet, varfëria në Shqipëri vetëm ka qën në rritje, dhe ka arritur në pikën e fundit.
  2. Shqipëtarët kan arritur në një pikë ku të gjithë duan të ikin sa më shpejtë nga varfëria që ka pushtuar Shqipërinë prej Partis Socialiste.
  3. PS po largon Shqipëtarët nga toka e vetë dhe po e mbushë me sa më shumë të huaj.

Mua përvete më thyhet zemra sa herë vete në Shqipëri dhe shof një vënd shumë të çmuar në një nivel varfërie të pa nevojshme.

Nga të gjitha kohët kur kam shkuar për të vizituar Shqipërinë, viti 2006 ishte një nga më të mirët. Të gjithë po shijonin jetën, të lumtur, dhe të punësuar…. kush ishte në pushtet atëherë? Partia Demokratike!

Sa herë që kam vizituar pas 2006, në pushtet ka qën PS, dhe cdo here që kam vajtur mërzitesha që Shqipëria ime po fundosesh nga skamja, nga varfëria, nga politika e Partisë Socialiste.

Pas takimit që kemi bër me Lulzim Basha ai vërtet më ka dhën shpresën që më ka munguar prej shumë vitesh për vëndim tim të çmuar. Si udhëheqës Basha do ta bëjë Shqipërinë që të shkëlqejë përsëri!

Brezi i prindërve tanë meriton të shijojë të mirën e Shqipërisë dhe të mos shqetësohet për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Basha premton ndryshim! Ai premton se brezi ynë nuk do të duhet të emigrojë dhe se etika e tyre e punës do të vlerësohet në Shqipëri! Unë i besoj ktijë premtimi! Besoj në një Shqipëri ndryshe sepse jam lodhur duke dëgjuar “Shqipëria nuk bëhet kurrë”! PO, SHQIPËRIA BËHET NËSE JU VOTONI NDRYSHE!! VOTO PËR NDRYSHIM!! #votonr9 Partia Demokratike e Shqipërisë

  • Kejvi Rapaj