Nga Ida Mengjesi

20 vjet per ta jetuar dhe 1 vit per ta njohur Ameriken!

Kur preka kontinentin e endrrave 20 vjet me pare ishte nje dite e ftohte akull dimri.

Pas kisha lene Tiranen gri e te lagesht, mjegulluar nga lotet e nxehte te prinderve si dhe nje lloj hutimi me dhe pa shkak qe me kishte pushtuar.
I gjithe udhetimi kaloi si ne kllapi mes ca ethesh te forta te pashpjegueshme, te cilat u zhduken me te prekur token e premtuar. Dritat qe projektoheshin nga dritarja e avionit ishin imazhi i fundit qe sillja me vete mbi Ameriken, ate qe kisha krijuar nga filmat e Hollivudit dhe imagjinata e nje njeriu rritur ne nje vend te vogel e te izoluar si ai i yni.

I pari i shtepise ku erdha, qelloi nje njeri shume i shkolluar, i lexuar dhe mbi te gjitha i mencur. Dite pas dite filloi te me njihte ne bisedat tona me koncepte te reja, te padegjuara me pare, dhe qe me dukeshin aq te cuditshme e te pabesueshme, sa ndonjehere nuk arrija t’i merrja as seriozisht.

Keshtu nisa te degjoja mbi kombet dhe axhendat, mbi rendin e ri boteror dhe projektuesit e tij, mbi duart e atyre underground qe levizin fijet e buratineve ne skenen politike, si dhe leksione pa fund historie, te cilave here u vija veshin here jo.

Jeta pastaj mori kthesa e kaloi ne udhekryqe nga me te papriturat, por nje gje mbeti e sigurt. Fjalet e njeriut te mencur, filluan te benin perhere e me shume sense tek une.

Nuk perben cudi athere qe dite pas dite, muaj pas muaji e vit pas viti, te ishte formuar brenda meje nje ane e panjohur imja, konservatorizmi.

Kjo se bashku me besimin ne Zot, benin te perjetoja me siklet udhetimin neper keto dy dekadat e fundit te Amerikes.
Bjerrjen e te gjitha vlerave, duke filluar nga ato shpirterore, deri tek menyra e jetes, duke filluar nga Arti tek sistemi arsimor, duke filluar nga identiteti gjinor, tek ngrohja globale. Atyre qe diskutoheshin dhe atyre qe jo. Bija ne kundershti perhere e me shume me te njohurit e mi liberale, por te gjitha keto ne nje menyre aq spontane sa nuk benin kuptim as brenda meje dhe sigurisht as nuk mund t’u vija emer.

Ne 2016 per here te pare u nxita nga nje impuls i brendshem te votoja. Ishte vota e pare qe hidhja ne jeten time. Dhe pa ditur shume, dija me siguri arsyen perse. E hidhja per NDRYSHIMIN.

DJT nuk me interesonte shume. Ekoja e bisedave te tim biri vetem 10 vjecar atehere me te jatin arrinin deri tek une, dhe me ngacmonin fare pak trurin tim indiferent ndaj politikes.

Mirepo kjo indiference u lekund pernjehere kur presidenti i sapozgjedhur DJT u be epiqendra e te gjitha diskutimeve qe nga dita e inagurimit e ne vijim. Ndodhi te shkoja ne nje Konference mjeksore ne Washington DC fill pas kesaj, dhe cdo lektor, pa egzagjerim cdo njeri prej tyre e hapte leksionin e radhes me 1 minute zi, dhe romuze mbi njeriun e sapozgjedhur i pare i vendit. Ku e njihnin gjithe keta njerez Donald Trumpin aq mire, sa te predikonin perfromancen e tij politike? – ishte pyetja e pare qe filloi te me mundonte.

Kjo e gjitha ishte aq anormale, dhe aq turbulluese per intuiten time, sa filloi te krijonte efektin e kundert. Sa me shume degjoja ta pergojonin dhe anatemonin nje njeri ne llogjiken time fare padrejtesisht, aq me shume shtohej nje doze e lehte admirimi brenda meje. Nuk e ndiqja politiken, por krahas refrenit 3-4 vjecar anti-Trump, ndjeja se jeta me ishte bere me e lehte.

Me pak taksa, benzina me e lire se kurre, niveli i jeteses me i larte nga sa e mbaja mend ndonjehere, nje lloj uniteti qe ka nje dhe vetem nje emerues te perbashket, “Suksesin” filloi te percohej ne ajer.

Nderkohe jashte vemendjes sime, dhe ne veshtrimin tim periferik vazhdonte farsa 3 vjecare e impeachment-it, koret e tam-tameve anti- Trump si edhe shume plane te tjera te cilat u shpalosen in “full sight” ne 2020.

Bashke me pandemine, nje menyre e re jetese u forcua tek ne, me gjithe spektrumin e absurditetit te vet, dhe kureshtja individuale por dhe ajo profesionale me bene te filloja te ndiqja presidentin e Amerikes, ne daljet e perditshme per shtyp. Atehere fillova te njihja Donald Trumpin, jo nepermjet fjaleve por nepermjet punes se tij titanike. Ajo qe me beri ta adhuroja ishte etika e punes. Une nuk mund te mos dashurohem me njerezit punetore e te sukseshsem, kjo eshte nje dobesi e njohur imja.

Dhe ne mes te gjithe kesaj, kur nga njera ane, njerezit ishin denuar me arrest shtepie, kur predikuesit dilnin perdite me guide-lines per te na marre frymen dhe instaluar ne vend te saj friken brenda nesh u ndez ne Amerike nje rremuje e padegjuar me pare, nga nje vrasje e cila krijoji ne vendin e bekuar nje lufte raciale nga hici, nje gjueti shtrigash ndaj gjithckaje tradicionale, thyer nga britmat “Defund Police”, “Black lives matter” “Say her name”, vrasje, shkaterrime, pasiguri.

Colombusi u hodh me koke poshte dhe Linkolni u percudnua. Cmenduria nuk kurseu as Mount Rushmore. Duhej fshire historia…

Dhe automatikisht brenda teje krijohej nje peshtjellim, nje trazim, nje lloj cikloni ndjesish si ai kur te ka zene deti dhe lekundjet vazhdojne, e ne te gjitha keto, i vetmi person i cili mban akoma ekuiliber, mbetet timonieri.

Kur i madh e i vogel i jetes publike amerikane instalonte frike, DJT induktonte qetesi si i vetmi ekuiliber.

Ishte ai, kunder masave drakoniane te izolimit masiv, ishte ai pro jetes, pro shkolles, pro kishes dhe qe kur kete te fundit e dogjen vandalet ne kembet e Shtepise se Bardhe te me dukej si hero, kur me Biblen ne dore i doli perballe terbimit te djajve per t’i qetesuar, pavaresisht se ata u terbuan me keq.

Atehere brenda meje filloi te plotesohej korniza e plote e asaj qe ishte duke ndodhur, si atehere kur jemi duke vendosur pjesezat e fundit te nje puzzl-i gjigand, dhe me ne fund arrin te kuptosh, se gjithcka kishe degjuar me pare paska qene e vertete.

Se Politika dhe Padronet e saj nuk mund te pranonin nje te jashtem, dhe per ta eleminuar ate, nuk pertonin te nxisin luftera, brenda dhe jashte vendit. Se mekanizmat qe drejtojne boten vertiten nga paraja dhe jo nga idealet, se per keta njerezit jane thjesht ca milingona dhe mund te shtypen edhe me kembe.

Perse e bejne kete?

Divide-and-conquer! – Ka egzituar qe nga Roma e lashte, shume me heret ndoshta. Dhe eshte shume me kollaj te sundosh njerez pa atdhe, pa fe, pa familje madje dhe pa identitet (gjinor). Per te arritur ketu ishin dashur dekada, dhe koket e kucedres ishin perhapur kudo, qe nga qeveria tek sistemi gjyqesor, qe nga sistemi arsimor, tek aktvistet e shoqerise se lire civile.

Mirepo po te kesh lexuar, qe nga Bibla deri tek Mitologjia, e kupton se keshtu ka ndodhur qe nga fillimi i koherave. E me gjasa ka per te ndodhur dhe ne dhjetra mijera vitet ne vijim. E Mira do vazhdoje te perleshet me te keqen, dhe sikur bota pastaj te bjere ne erresire me qindra vjet, do zgjohet nje dite, dhe do vazhdoje jeten.

Dhe qetesohesh. Papritur e gjen veten ne anen e gabuar te historise- por me te kthjellet se kurre.

Mua me ndodhi me Ameriken!