Federata Panshqiptare Vatra, një shoqatë e shqiptarëve në Amerikë, e krijuar në vitin 1912, e cila ka pasur si mision historik mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të shqiptarëve në SHBA, si edhe ka ndërmarrë përsipër lobimin për të drejtat e shqiptarëve anembanë botës, duket se nuk po kalon ditët e saj më të mira, gjë që po vështirëson misionin e saj.

Viktor Vorfi përfaqësus i ‘Vatra Manhattan Branch’. NY. USA, i ftuar në ‘A Show’ , me Adi Krastën në Syri Tv, tregoi më shumë mbi situatën aktuale në Vatra, duke marrë shkak nga 14 tetori, ku dyert e Vatrës u mbyllën për disa nga vatranët, për herë të parë në histori.

Vorfi tregoi se pse Vatra është në një gjendje ‘të sëmurë’, dhe çfarë qëndron pas kësaj gjendjeje, teksa u shpreh se është i hapur për dialog me lidershipin.

Vatra është organizata më e vjetër e Diasporës, ajo ka një histori të gjatë dhe të njohur për kontributin ndaj kombit.

Duhet theksuar se pjesa që ka kontribuar historikisht e do një Vatër të fortë, në këtë grup futemi dhe ne.

Cilat janë problemet e Vatrës atkualisht?

Unë përfaqësoj një nga degët e saj , Vatra Manhatan Branch, dhe që prej dy vjetësh ne kemi vënë re disi ndryshime në mënyrën se si Vatra po ndërtohet.

E para, është shkelur statuti i Vatrës.

E para që në mënyrën se si në 2022 ne nuk kemi një statut të publikuar që anëtarët e kërkojnë.

E dyta është bërë një ndryshim i mandatit të kryetarit, nga dy vjet në katër vjet. Ne besojmë se Vatrës nuk I nevojitet një mandat katër vjeçar i kryetarit dhe organeve drejtuese. Mbi të gjitha ky mandat, ky ndryshim i statusit, u bë pa 2/3 e votove.

E treta , ka një mungesë të theksuar dialogu.

E katërta, ka një censurë dhe përpjekje për të mos lejuar mendimin ndryshe, që kanë sjellë një pakënaqësi dhe kanë sjellë që lidershipi të arrijë aty sa të bëjë dhe përjashtime të disa vakantëve.

Por çfarë ndodhi më 14 tetor?

14 tetor 2023: Policia e NY thirrur nga Elmi Berisha për të bllokuar vatranët të mbajnë mbledhje brenda selisë së Vatrës.

Më e rënda sipas nesh është që me 14 tetor, javën që kaloi, dega Vatra Manhatan Branch dhe disa vatranë me kontribut kishin planifikuar një mbledhje në selinë e Vatrës, u bë një njoftim zyrtar, u njoftua kryetari dhe kryesia e Vatrës, dhe në vend që të merrnin pjesë të gjithë vatranët në këtë takim, dyert e Vatrës u mbyllën.

Vatranët në këmb kunder paligjshmërisë

Hera e parë në historinë e Vatrës që dyert e Vatrës u mbyllën për vatranët, nuk ka ndodhur kurrë.

U mbyllën me urdhër të lidershipit dhe më e keqja është se ishte njoftuar dhe policia e NewYourkut. Kjo ishte një njollë që ne nuk e prisnim dhe nuk e dëshironim.

Kryetari i Kuvendit të Vatrës

Ne e bëmë takimin, treguam qytetarinë tonë, treguam që Vatrën e duam të bashkuar dhe e duam të hapur për dialog.

Megjithatë e theksoj, se me gjithë problemet që kemi, ne vazhdojmë të këmbëngulim, të kërkojmë mundësi dialogu me lidershipin e Vatrës.