Njoftim shtypi!

Avokati im Jean Yves Le Borge ka dorezuar padine time per shpifje ne gjykaten korreksionale te Parisit.

Siç ju kam njoftuar me pare se, pas vendimit te Sekretarit te Shtetit, Antiony Blinken per te shpallur non grata mua, bashkeshorten dhe dy femijet e mi, bazuar ne keqinformimin nga lobimi korruptiv hakmarres te Edi Rames dhe mikut e mbrojtesit te tij multimiliardierit George Soros, une autorizova avokatin tim ne France zotin Jean Yves Le Borgne te ngreje padi per shpifje ndaj Sekretarit te Shtetit, Blinken ne gjykaten korreksionale te Parisit.

Javen qe kaloi avokati Jean Yve Le Borgne ka dorezuar kete padi prane kesaj gjykate. Sipas avokatit tim kjo padi ne gjykate per shpifje bazohet ne precedente te meparshme te ngjashme dhe ne parimin universal se per shpifjen nuk ka imunitet sepse ajo nuk hyn ne funksione zyrtare dhe per rrjedhoje imuniteti ne rastin e shpifjes nuk mund te perdoret si mburoje. Padia ime bazohet dhe ne parimin tjeter universal sipas te cilit shpifja ne internet denohet kudo ku del lajmi, pra ku ndodh demi. Vetkuptohet gjithçka varet nga interpretimi i gjykatesit qe do gjykoje çeshtjen.

Me kete rast i bej thirrje sekretarit Blinken, ne emer te transparences te dergoje prane kesaj gjykate cdo fakt, dokument dhe prove qe ai apo cdo kush tjeter ne bote disponon kunder Sali Berishes dhe familjareve te tij.

Zonja dhe Zoterinj,

Me kete rast gjithashtu desheroj tju informoj sa vijon:

Se pari se, sot, pas 77 vitesh jete, kjo eshte hera e pare qe une i drejtohem nje gjykate dhe kurre ndonje here nuk kisha imagjinuar se une do detyrohesha te ngreja padi ndaj Sekretarit te Shtetit te SHBA, te nje vendi qe une admiroj kaq shume.

Se dyti, me kete padi une kerkoj te mbroj dinjitetin tim, te familjes time dhe te te gjithe shqiptareve qe une gjate 30 viteve karriere politike i kam perfaqesuar me dinjitet.
Pra kjo padi eshte nje beteje per dinjitet njerezor i cili eshte nje vlere e shenjte per mua dhe cdo njeri te lire.

Se treti, me kete padi kerkoj te bej transparence te plote para shqiptareve qe ne 30 vite me kane votuar me shume se cilindo tjeter ne kete vend dhe para miqve te mi, te shumte ne Shqiperi dhe kudo ne bote, dhe te provoj se ky vendimi eshte fund e krye politik dhe pa asnje baze, pra eshte sine materia.

Karakterin politik te ketij vendimi e provon dhe fakti se me gjithe kerkesen paraqitur ne letren time te dates 19 maj 2021 drejtuar sekretarit Blinken per te bere publike cdo fakt, dokument, prove qe ai disponon por edhe kerkesave te mediave, qe te faktoje akuzat ndaj meje dhe familjareve te mi, gjer sot nuk eshte paraqitur as dhe nje e vetme e tille per shkakun e vetem se ato nuk ekzistojne.

Me dt 22 maj zedhenesi i departamentit te shtetit i ka deklaruar nje gazete shqiptare se burimet e informacionit mbi te cilat eshte bazuar vendimi i Sekretarit Blinken kane qene raportet e NGO, lokale, rajonale, nderkombetare (te gjitha te sponsorizura nga George Soros shenim i im), raportet e mediave ( te kontrolluara nga qeveria, shenim i im) dhe raportet e hetimeve antikorrupsion te qeverise shqiptare ( dmth raportet sekrete te Edi Rames te cilat nuk jane publikuar kurre ne Shqiperi shenim i im)

Kjo deshmon se vendimi i marre kundra meje dhe familjareve te mi bazohet ne shpifjet dhe trillimet e per qellime politike te kundershtareve te mi George Soros dhe Edi Rama. Ai eshte nje hakmarrje e tyre politike per mbrojtjen nga ana ime te interesit publik dhe kombetar te shqiptareve, denoncimin tim te dhunimit te zgjedhjeve nga Edi Rama, te lidhjeve te tij me krimin, kartelet e droges, pasurite e paligjshme dhe korrupsionin e tij.

Ai eshte nje hakmarrje per denoncimin tim publik te rolit te OSF ne vendosjen nen kontrollin e plote qeverise te rrjetit te NGO dhe se fundi te sistemit te drejtesise ne Shqiperi. Ne veçanti ky vendim eshte hakmarrje politike per kundershtimin tim te prere te ndryshimit te kufijve te Kosoves sipas projekti te Fondacionit te Shoqerise se Hapur ne Beograd.

Mungesa e plote e transparences ne kete vendim fakton katerciperisht se ky vendim eshte fund e krye politik dhe shenon nje abuzim te hapur me ligjin e kongresit te SHBA, perdorimin e tij si arme politike kunder kundershtareve te qeverise me te korruptuar te Europes dhe protektorit e mikut te ngushte te Edi Rames, multimiliardierit George Soros.
Por pavaresisht nga keto une nuk kam ngritur padi kunder vendimit hakmarres politik te shpalljes time nongrata eshte e drejte ekskluzive e Sekretarit Blinken te percaktoje se kush do hyje apo nuk mund te hyj ne vendin e tij. Por une kam ngritur padi kunder shpifjeve mbi te cilat bazohet ky vendim.

Karakterin e mirefillte politik te ketij vendimi e provon plotesisht edhe kerkesa publike e ambasadores se SHBA ne Tirane, Kim per mosfutjen time ne parlament duke mos patur asnje fakt, prove apo dokument per tju paraqitur shqiptareve perveç kercenimeve me dogmen e barit qe ka perdorur dikur diktatori Hoxha dhe e perdorin albanofobe antishqiptar.

Duke perfunduar, shpreh besimin tim te plote tek paanesia e gjykates dhe garantoj shqiptaret se mbi kete planet nuk ekziston njeri, institucion qe mund te disponoje nje prove, fakt, apo dokument te vetem qe te faktojne korrupsion domethenese me fondet publike te buxhetit apo cfaredolloj forme tjeter korrupsioni.