Nga A.R.DOSTI

Si eshte shqiptari Padre e paten pyetur Fishten e madh….njashtu sic e don hasmi i qe pergjigjur Vigani yne…

Mora pushken dola Malit te luftoja per Atdhe …asnjehere se kuptova se Armiku ishim ne …shkruante dikur aq dhimbshem poeti Kico Th .Spiri ….

E keqja me e madhe shqiptarit i ka ardhur nga vete shqiptari …thone rendom prej vitesh vete shqiptaret…

Une nuk di ndonje vend tjeter te botes te kete prodhuar kaq shume pa besi e tradheti sa ne shqiptaret …aq shume …sa une edhe ne varr do ndihem fort i turperuar prej gjakut tim …thote nder te tjera ne Librin e tij brilant ” Para Gjyqit te historise ”…nacionalisti i famshem Xhelal Staravecka …

Shqiptaret do te fitojne cdo lloj beteje me kedo sado e veshtire te jete ajo… por vetem atehere kur te kene rregulluar e mbaruar cdo ”pune” njehere e mire me njeri tjetrin …shkruante patrioti e nacionalisti i flakte Mit’hat bej Frasheri…

Ndaj dhe duket deshperimisht edhe Konica i pa vdekshem shpertheu nga marazi tek tha se …Shqiperi te kam Dh….e …se ti s’behesh asnjehere !…

Ohhh zot sa shume…vertet shume…baterdi me tradheti !

Nuk po shkoj shume larg shekuj perpara teksa Nipi i tij Hamzai do te ishte tradhetari e i pa besi me i madh ne rethin e ngushte te Skenderbeut….

As tek helmimi c’njerezor i shpallesit te pavaresise se Shqiperise …plakut te urte te Vlores…Ismail bej Qemalit …

Nuk dua te ndalem me detaje as tek e shumeperfolura ”shitje” e Shen Naumit e as tek ikja e Mbretit Zog nga Shqiperia ne Prill te 1939 pasi per keto dy ngjarje tashme ka nje mori faktesh e dokumentesh zyrtare qe e hedhin poshte propaganden e shemtuar, antishqiptare e neveritese te komunisteve shqiptare te 1941-91…

Por do ndalem kryesisht e shkurtimisht tek pa besite e tradhetite tipike te komunisteve shqiptare qe nga 8 nentori i 1941 e deri ne ditet e sotme kur Tradhetari me damke e antishqiptari i te njejtit kallep si Enver Hoxha …krye -horri kryeminister i Shqiperise…Edvin Kristaq Rama ju a shiti Detin e shqiptareve – padroneve te tij greke te Athines…

…Komunisti nuk ka Atdhe pasi ai eshte Internacionalist…ndaj nuk ka pse ti dhimbset vendi i tij….komunisti eshte Ateist ndaj nuk beson as ne Zot e as ne fe …komunisti nuk ka as moral e as bese pasi morali e besa e tij jane Lideri dhe Partia…thote ne librin e tij me kujtime Malenkovi …njeri nga baballaret e bolshevizmo-komunizmit sovjetik…

No Comment !

Te rikthehemi tek historia jone puro shqiptare…

Pa besisht , naten e ne erresire komunistet shqiptare me Enverin mes tyre e me diktatin e serbeve Popovic- Mugosha -Tempo – Stojnic formuan ne nje shtepi perdhese tiranase Partine e tyre …koleren Komuniste qe per dekada me radhe do te shkaterronte nje vend e nje popull te tere.,..edhe ketu pa besi e tradheti…Parti shqiptare e themeluar nga armiqte shekullore te shqiptareve..[???]…

Gjate luftes sa e sa shqiptare te ndershem , patriote e nacionaliste u vrane pa besisht e pas shpine neper pusira e kurthe tipike komuniste …dhe me pas po pa besisht e tradhetisht shqiptaret e nxitur edhe nga serbet qe kishin mbi krye i kthyen armet ndaj njeri tjetrit dhe luften N- Cl. e shnderruan ne lufte te pergjakeshme vella vrasese…duke mbjelle shume urrejtje, tradheti e pa besi mes vedit …

Radhazi u tradhetuan Konferenca e Pezes, ajo e Mukjes etj etj derisa ju mberrit qellimit final…shitja e Kosoves tek serbi dhe tradhetia e madhe ndaj kombit e Ceshtjes kombetare shqiptare.,..

Tradheti edhe ne Masakren e Tivarit…ne masakren mbi batalionin kosovar nacionalist Skanderbeg…tradheti ne pothuajse cdo beteje ne luften ”per clirimin e vendit” …dhe krye tradheti ne 1945 kur nga nje Shqiperi e premtuar demokratike e te zgjedhur me vullnetin e lire te popullit komunistet u ulen kembekryq ne Tirane e ne mbare vendin me komunizmin e tyre barbar e gjakatar qe e shnderroi Shqiperine ne nje kamp perqendrimi te Gulagut tipik siberian e stalinist …

Tradhetite e pa besite ju a hengren koken edhe vete ”udheheqesve te lavdishem” te luftes e te socializmit ”teksa i pari i tyre e kryetradhetari – Diktatori i coi ne plumb e ne litar nje e nga nje te gjithe shoket e tij besnike te idealit…duke i akuzuar publikisht si tradhetare e te ”shitur” tek armiqte e Shqiperise [???]

Tradheti te nje pas njeshme tipike alla shqiptare teksa radhazi u lidhem pas qerres se jugosllavit, rusit e kinezit …dhe ne fund mbetem me gisht ne By….e…!

Tradheti e pa besi prej kanibalesh komuniste teksa shqiptari i mori shqiptarit token , pronen …e vrau, e torturoi, e burgosi, e internoi e perndoqi politikisht e per shkak te biografise e deri e la edhe pa varr apo edhe e vrau ne kufi vetem e vetem se guxoi te ikte e te arratisej nga ferri e sketerra komuniste…

Tradheti edhe ndaj Zotit teksa i vrame nje e nga nje po me doren tone sherbestaret e zotit e te perendise dhe hodhem ne ere Shtepite e Zotit dhe e shpallem veten vendi i vetem Ateist ne Bote [???]….

Tradhetim, pa besi e poshtersi derisa arritem e mbetem me barkun bosh, te rethuar e te izoluar me tela me gjemba e nen ”mburojen” e Bunkereve te fandaksur te Diktatorit te cmendur e paranojak…

Tradheti serisht edhe pas rrezimit te bustit te kryetradhetarit…kur Berisha na quajti te gjitheve bashkefajtore e bashkevuajtes…kur na genjeu me ligjin famekeqe 7501 te pronave e na la me gisht ne goje…apo edhe kur fajtoret e kriminelet bllokmene i denoj per kafe te kuq buzesh apo edhe kur e mbushi PD me ish komuniste e ish sigurimsat e djeshem qe i kishin lyer duart me gjak te pa fajshem shqiptaresh… dhe ne te gjoret besuam tek ”Demokracia” dhe uleritem e bertitem se e donim Shqiperine si gjithe Europa….

Tradheti e pa besi kur na detyruan te braktisim Atdheun tone apo edhe te marrim arratine prej monstruozitetit te tyre aq sa ikja nga syte -kembet na u shnderrua ne parajsen e imaginuar….

Tradheti e pa besi serisht …edhe ne 97 kur rrevolucioni evgjito-komunist ne bashkepunim me serbo -greket e poshter e hileqare i vune zjarrin Jugut te Shqiperise e ku shqiptaret duke vrare e pergjakur njeri tjetrin tronditen nje bote te tere por edhe kenaqen si kurre me pare oreksin e pa ngopur serbo-grek per ti pare fqinjet e tyre ”xanxare” ne zjarr e ne flake…e teksa gjakoseshin mes vedit…

Tradheti ne vijim …edhe ne 2011 kur antishqiptaret e lloj-sojit Rama e Ngjela me co. i cuan ne pusine e pa besise e i lane te vrare ne mes te Bulevardit 4 shqiptare te tjere te pa fajshem e naive qe besuan tek ”shqiptarizmi” i bastardeve te tille …

Dhe vrasesit e djeshem … sic vazhdon e pellet Kerrici-kryeminister… te ” Saliut e te Bashes ” e qe po vete Rama premtoi se do ti conte pas hekurave sapo te vinte ne pushtet …sot po AI-Rama i ka emeruar Kryetare Bashkish e po ju jep demshperblime ne miliona euro.,..dhe kjo pervecse pa besi e tradheti quhet edhe poshtersi njerezore pertej cdo limiti …

Tradheti edhe me pas…thika mbas shpine ndaj Kosoves prej Rameve, Batoneve e Thaceve….qe plasen per ta ndare e coptuar token e te pareve te tyre se ashtu i urdheronte Agai i Beogradit…

Tra ne Rrugen e Kombit mes vellezerish e motrash…nje tjeter pusi e pa besi por edhe tradheti mbarekombetare tipike komuniste…

Mini Shengen Ballkanik ne dem e ne kurriz te Shqiperise e te Kosoves e ne favor te Serbise e Maqedonise …a ka me hapur se sa tradheti tjeter kombetare ?

Tradheti ndaj shqiptareve te Malit te Zi teksa i pari i shtetit te tyre Ame ju ben thirrje publike e zyrtare te mos votojne per veten e tyre por per malazezin Gjukanovic ….

Sikurse po ky i Pari i tyre …ju del ne krah Gruevskit e Zaevit ne Maqedonine trecerek shqiptare e ju kthen kurrizin vellezerve e motrave te te njejtit gjak…

Tradheti …perca e sundo …ne cdo vizite kurth te Rames ne Kosove qe Vucicin e pret me tapet te kuq e Presidentes se Kosoves znj. Osmani i rezervon takim me dyer te mbyllura …

Tradheti edhe me braktisjen e Ceshtjes Came …me varrezat e ushtareve greke ne krejt Jugun e Shqiperise e se fundi edhe me Detin e shqiptareve shitur pa besisht e cuberisht grekut qe historikisht ka gjetur shesh e ka bere pershesh mbi Shqiperine e shqiptaret ketu e 100 vjet me radhe…

O zot sa shume tradhetira e pa besira shqiptare sa shume carqe, pusira e gracka ndaj njeri tjetrit …sa shume gjak shqiptari i derdhur po prej dores se te njejtit gjak…

Baterdi me pa besi e tradheti…

Deri kur ?

Apo derisa te vete-zhdukemi krejt si komb e si popull….

Dhente zoti ….kurre te mos ndodhe …

Por qe te mos ndodhe sa nuk eshte vone fare duhet te jemi po vete ne shqiptaret ata qe duhet te nisim ti lajme hesapet njehere e mire me te pa beset e tradhetaret qe i kemi aq me shumice mes nesh e qe po na shesin vatanin e po na lene pa Atdhe… duhet te jemi po vete ne qe duhet te fillojme te korigjojme Shenjestren…e jo te vazhdojme te vrasim njeri tjetrin per nje mur, nje vije uje, nje rrip toke e nje te ”pame shtremet”…

Nje komb e nje popull qe ende nuk di se cilet jane Tradhetaret e cilet jane Heronjte e tij te vertete …nje komb e nje popull qe ende ne piedestal mban pisllikun e tij dhe le pa varr Gjenite e tij ….zorr se sheh dot Dite te bardha …

Ne qe po vete helmuam prifterinj e hoxhallare, patriote, mesues, nacionaliste e atdhetare se keshtu na ”mesoi e yshti ” serbi e greku… e na nxiti komunizmi batard…ne qe vrame pas shpine shokun qe luftonte ne te njejten llogore me ne …ne qe zhdukem Ajken e kombit pse nuk mendonte si kepucaret, teneqexhinjte, injorantet , te pa shkollet , analfabetet, kriminelet e imoralet te cilet i vume ne krye tone te na udhehiqnin per gjysem shekulli me radhe …duket se kemi probleme te medha mes vedit…se kurre ne bote nuk ndodh qe gjaku te urrej gjakun ….vetem ne ato lloj rastesh kur eshte i shprishur e i bere pis -Llum !

Nje Shqiperi pa te pa bese e pa tradhetare eshte e duhet te jete e mbare…

Sepse nje Shqiperi ku shqiptari vazhdon e vret shqiptarin gjithmone e jete e mot do kete ne krye vec Tradhetarin !

Koha …te pastrojme gjakun tone nga gjakprishurit o vellezer e motra…

A.R.DOSTI