Nga Elda Hasaj Ballabani

Të çohemi o popull i mirë, ti shkulim nga institucionet tona, ti tërheqim zvarrë të gjithë hienat e Parlamentit tonë dhe ti futim në gërrmadhat e Teatrit Kombëtar. Ti shqyejmë nga leckat, ashtu siç veproi Policia e Shtetit sot pas mesit të natës dhe ti lëmë si dordolecë në vënd të kullës së re që duan të ndërtojnë!

E pa i madh e i vogël, se si elita e vendit u përdhos sot!
Ku e gjen te drejtën ti o “Shtet” i mbytur në llumin e tokës, të sillesh si tinëzar kundrejt popullit Shqiptar?
Ku e gjen të drejtën të prishësh monumentet e vendit tonë?
Çfarë do ju shpjegojmë brezave, për historinë e monumenteve dhe veprave të artit, që na i zhdukën një tufë horrash?
Do ju shpjegojmë se si një Kryeministër hajdut, drogaxhi, së bashku me disa analfabetë, e disa “madama” ne na shëmbën si Komb në 17 Maj të vitit 2020?

Na sollën mes nesh diktaturën e qoftë-largut, na rrëzuan si shtet, na hoqën lirinë dhe të drejtën themelore të memories mbi artin dhe kulturën tonë. Më pas na dhunuan, na arrestuan, na mbyllën brenda, ta shikonim nga burgu që ata ndërtuan se si prishet një monument kulture që mban peshën e artit tonë Kombëtar.

Ky ishte hapi i fundit, që bënë për të fituar dhe gllabëruar milionat e radhës, duke i dhunuar aktorët që ishin brenda dhe jashtë Teatrit.
Tërhoqën zvarrë nëna, vajza, gra, burra të vendit tonë.

Vazhdoi me arrestimet e turpshme, duke i tejmbushur komisarjatet. Leshoi efektivë, më saktë militantë partie të qëndrave të votimit, që sot i shpërbleu me një kapele dhe një kamzhik, i veshi me uniformën e Policisë së Shqiptarëve për të shtypur Shqiptarët elitë, duke i dhunuar, poshtëruar shpirtërisht dhe i vendosi si barikadë përballë popullit të thjeshtë.

Pasi u prish Teatri dhe vrau demokracinë, na doli me një status në facebook, duke na përshëndetur, mirmengjesi!

Ta gëzojmë diktaturën o njerëz te mirë, na nxorri opozitën e re parlamentare të lëshonte “lot krokodili” për prishjen e Teatrit!
Po ku di ky sharlatan dhe parlamenti që e duartroket në sinkron, se çfarë do të thotë art, monument kulture, objekt me peshë historike? Nëse do ta dinin, se për çfarë sakrifikohet dy vite e gjysëm në atë shesh, dikush do të kundërshtonte nga ata ushtarë të betuar të rilindjes!

Nuk ka kohë o njerëz, opozita, shoqëria civile të bëhemi bashkë, të ngrihemi të gjithë, ta zhdukim këtë të keqe që na ka zënë frymën.
Nuk ikën kjo qeveri me votën e lirë, sepse votën e lirë krimi nuk e njeh, ikën me tërheqje zvarrë duke i rrëzuar nga karriget e tyre, që kanë zënë myk!

Këta mendojnë se janë të pa zëvendësueshëm dhe kjo arrogancë, bashkë të zezat që kanë bërë meriton përgjigjie sa më parë!
Tashmë revolta deri në fitore ndaj tyre, për ne është e vetmja zgjidhje, është detyrim!