Nga Ilirjan Blloshmi

Gjyqtarja që u arrestua sot, në 2016 liroi nga burgu Genc Tafilin, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e komisarit të Policisë Arben Zylyftari. Në 2017, liroi nga burgu edhe Ilir Pajën i dënuar për vrasje, rrëmbime, përdhunime, armëmbajtje pa leje etj., krime të kryera në Itali. Në shkurt të vitit 2019, liroi nga burgu Hukuran Billën i dënuar me burg për jetë për vrasje në Angli Prel Markut. Në janar 2020, gjyqtarja, pranoi kërkesën e ish-numrit dy të bandës së Durrësit Endrit Dokle duke i shuar dënimin përjetë dhe dënuar përfundimisht me 25 vite. Po meqenëse Dokle kishte kryer 3/4 e kësaj mase të re dënimi, gjyqtarja Hoxha e liroi nga qelia me kusht, pas 16 viteve në qeli.

Në të gjitha keto raste është kerkuar shkarkimi i saj. E dini fal kujt ka shpetuar? falë ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë të drejtuar nga Bujar Nishani dhe më pas Ilir Meta. Gjyqtarja Hoxha i ka shpëtuar shkarkimit në vitin 2014, në fund të vitit 2017 dhe në fund, në janar të vitit 2020. Në 2020 PD, LSI dhe Meta kundërshtuan ndryshimet në ligj që do të mundësonin pezullimin e gjyqtares Hoxha prej një viti.

Ah se harrova për atë mjekun që ju dogj barku 250mijë € dhe 160 milion lek në shtepi. Vazhdoni e tregoni përralla me lufte klasash sic e keni zakon. Jo ka kritikuar qeverinë, jo Edi Rama e ka personale, jo Erioni ka një kunjë me këtë bla bla bla. Realiteti është se ai eshte nje kriminel me bluze të bardhe. Kaq.