Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR konfirmon se me 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve.
Këto janë disa nga konkluzionet e raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi 25 prillin:

  • Blerja masive e votave.
  • Presioni ndaj votuesve.
  • Shkrirja në një e partisë në pushtet me shtetin.
  • Keqpërdorimi i aseteve publike në avantazh të partisë në pushtet.
  • Abuzimi me pushtetin dhe funksionet publike.
  • Rritje e punësimit në administratën publike me qëllime elektorale.
  • Presion mbi administratën publike për të votuar partinë në pushtet.
  • Përdorimi i fondeve të rindërtimit për të orientuar votën.
  • Legalizime në këmbim të votës.
  • Vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve nga partia në pushtet dhe ngritja e sistemit kriminal të patronazhistëve duke ushtruar përmes këtij sistemi presione dhe shantazhe ndaj qytetarëve.
  • Përdorimi i grupeve kriminale për të ushtruar presion ndaj zgjedhësve.
  • Ndryshimet kushtetuese të njëanshme, në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias.
    E përmbledhur me dy fjalë: MASAKËR ZGJEDHORE!
    Raporti konfirmon atë që të gjithë shqiptarët e dinë tashmë: 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme.

https://www.osce.org/odihr/elections/albania/493687