Analisti Mustafa Nano
“Ky kryeministër ka ca probleme, nuk duron dot zëra kritikë. E gënjen mendja se është babai i kombit. Për mua duhet të shkojë te psikologu, sepse nuk shoh si mund të zgjidhet ndryshe ky ankth që ka ai me mediat”, tha ai.
Lidhur me fjalën e mbajtur në Kongresin e PS-së nga bashkëshortja e kryeministrit, Nano u shpreh se këto janë zakone despotike.
“Ai tani ka filluar ta ngjyrosë familjarisht. Nuk shoh arsye pse duhet të dimë emrin e djalit të kryeministrit. Këto janë zakone despotike, siç janë bërë publike emrat e fëmijëve të Enver Hoxhës. Nuk shoh arsye pse në kongres të mbajë fjalë zonja e Ramës. Nuk ka tagër, nuk është anëtare. Pse nuk më ftojnë mua të mbaj fjalë atje. Nuk e kuptoj pse nuk ka një që brenda PS-së që ta qortojë këtë qasje”, tha ai