Ç’punë ka ambasadori Britanik, Duncan Norman, me zgjedhjet shqiptare, duke i konsideruar komentet e tij, një përfshirje në “bisedat e brendshme të Shqipërisë”.

Këtë ambasadorin e Britanisë nuk kuptoj fare, përse është kaq i përfshirë në çështjen e zgjedhjeve në Shqipëri? Kam respekt për të dhe realisht është person që meriton respekt, por nuk e kuptoj përse është kaq i përfshirë në bisedat e brendshme të Shqipërisë kur vjen puna tek zgjedhjet? Po e them edhe publikisht këtë sepse i’a kam thënë edhe privatisht!”, deklaroi Rama.

Më pas, sërish i nervozuar, Rama deklaroi se ambasadorja amerikane, Yuri Kim,  nuk ka nevojë t’i tregojë atij detyrën që ka, duke marrë çuditërisht një pozicion super sovranist, kur në fakt ai për çdo ngjarje sado minimale, i ka përdorur deklaratat e ambasadorëtve për të sulmuar opozitën ose për t’u vetë-lavdëruar.

Nuk ka nevojë të ma tregojë ambasadorja amerikane detyrën time. Mos ma nxirrni përpara ambasadoren amerikane, nuk kam nevojë të ma kujtojë detyrën time asnjë ambasador në Shqipëri dhe asnjë koordinator i BE-së. E di detyrën time karshi ligjit dhe karshi popullit shqiptar. Ligji është fare i qartë, kush ka bërë në të shkuarën vepra penale, për të cilat është dënuar, duhet të mos kandidojë për një funksion publik. Madje e kam nxitur të shtohet edhe në administratën publike. Ligji bazohet mbi vetëdeklarimin dhe kontrollin e vërtetësisë,”tha ndër të tjera Rama.