Nga Agustin M. Mirakaj

Një ndër tregimet më të tmerrshme që baba im i ndjerë Moisi Mirakaj më ka treguar nga koha e internimit dhe jeta në kampin e shfarosjes në Tepelenë ishte “legjenda e morrit të kuq”.

Si pasojë e kushteve skandaloze të jetës në kamp, paraziti (morri) për një periudhë kohe bëri kërdinë sidomos te fëmijët e vegjël.
Në kamp nga papastërtia plasi morri (i madh) gjithandej duke ngrënë dhe gjakosur sidomos fëmijët e vegjël. Për të parë ecurinë, dëmin, agresivitetin e këtij paraziti, sa mbijeton dhe si udhetonte ky morr, “banorët” e morën dhe e ngjyrosën me bojë të kuqe parazitin.

Mbas disa ditësh këtë parazit të tmerrshëm si vetë sistemi monist, e gjetën në një tjetër kapanon e kështu ndodhi dhe në ditët në vzhdim ku morri udhëtonte e dëmtonte pa pushim. Sa më shumë rritej fuqia e morrit, aq më të dëmtuar ishin bashkëvuajtësit në kampin shfarosës.

Po sot a mund të themi se qeveria e kryesuar nga Rama është një “morr i kuq” që sakaton njerëzit? Sigurisht, Rama dhe shpura e tij kriminale që të vret natën dhe të jep para duke tentuar të të mbyllë gojën, manipuluar provat e hetimit dhe mbrojtur vrasësin me uniformën e shtetit.

Vendimi për të dëmshpërblyer kryefamiljarin e familjes Rasha pas vrasjes së Klodjanit është një rivrasje e dytë. Vendimi i Këshillit të Ministrave me mbishkrimin “Vrasja ishte Aksident” është një turp i madh për qeverinë që jo vetëm që nuk e do drejtësinë e kësaj vrasje por shprehet hapur në mbrojtje të killerit me uniformë shtetërore dhe shantazhon institucionet e drejtësisë.

Manipulimi mediatik, dhuna policore, regjimi diktatorial i shtetit në shërbim të kryeministrit dhe mbushja e paraburgimeve me të mitur tregojnë paralizën ligjore skandaloze në të cilën gjendet shteti shqiptar. Një diktaturë e pastër.
Gjithçka në shërbim të diktatorit Rama i cili nxjerr tre këlyshë kurvash si Lalin e fiqve, Ballën e pyjeve të prera e Braçen e “Gurit të Gomares”.

Kjo që po shohim çdo ditë është një maskaradë dhe turp. Prandaj thirrja ime është për të gjithë shqiptarët e ndershëm e patriotë është: ngrihuni sot se nesër do jetë vonë. Ngrihuni se po na pi e zeza, po na pushton e keqja, po na vrasin e shtypin këlyshët e kurvave.

Politika dhe politikanët e sotëm janë aktorët kryesorë që po ju mbysin me çdo formë propogande duke përdorur mekanizma e makineritë njerëzore manipuluese. Zhurmë, propagandë e mërmërimat e “derrave të kënaqun” migjenianë nuk e zbusin dhimbjen e familjes Rasha e aq më pak nuk e mbrojnë interesin e qytetarëve të pambrojtur shqiptarë. Djallëzisht, qeveria e Ramës, më e keqja tash 100 vjet, më e paafta dhe më e korruptuara në historinë moderne të shtetit shqiptar, ka ndërsyer analistë të shitur e opinionistë gjakprishur që vazhdojnë e mbrojnë një krim shtetëror.

Dhuna e tmerrshme ndaj personave në moshë të mitur, tortura ndaj të miturve në qelitë e paraburgimit, mbajtja në kushte çnjerëzore e të arrestuarve se kërkuan drejtësi për Klodjan Rashën e bëjnë qeveritë shqiptare diktatoriale dhe kriminale. Ajo ngjan sot me legjendën e “morrit të kuq” që ha, vret e sakaton qytetarët e shtetit shqiptar.


Vetëm flaka revoltës, lirisë e demokracisë e shkaterron insektin dhe parazitin qeveritar Rama, një parazit që së bashku me oligarkët politikë, ekonomikë e mediatikë ka pirë gjakun e popullit shqiptar.