Nga Ilda Zhulali.

15 Pyetje për Shërbëtorin Digjital: A mund të ketë një kryeministër dy fytyra njëkohësisht, një për jashtë e një për brenda?

Sa i besueshëm është një kryeministër humanist ndaj emigrantëve dhe despot ndaj shtetasve të tij?

Cilit homologu i përngjan kur mohon të drejtat kushtetuese dhe ligjore parlamentare për të mbikqyrur punën e qeverisë?

Në cilin vend anëtar të NATO kryeministri kapet në korrupsion ndërkombëtar për të goditur opozitën e vendit të tij?

Vendin e cilit kryeministër rendit World Justice Project të 132-in (nga 140 vende të botës) për kufizimin e pushtetit të qeverisë nga gjyqësori, duke e renditur më keq se Rusia?

Me cilin vend përngjan raporti i OSBE/ODIHR që flet për vjedhjen qelizore të zgjedhjeve?

Vendin e cilit kryeministër përshkruan ky raport kur thotë se opozita pengohet me vendime gjykatash për t’u regjistruar në zgjedhje, dhe ku njerëzit trysnohen deri për të mos marrë pjesë në aktivitetet politike të opozitës?

Vendi i cilit kryeministër renditet përkrah Sirisë e Afganistanit për nga ritmi i largimit masiv të njerëzve?

Sa i besueshëm është kryeministri që ‘i tregon vendin ambasadorit rus’ në këshillin e sigurimit të OKB, por bën avokatin e Vuçiçit që të mos zbatojë sanksionet kundër Rusisë?

Sa realisht punon kryeministri për anëtarësimin europian të Shqipërisë kur deri para 6 muajsh këmbëngulte se ai kalon vetëm përmes ballkanit të hapur?

Çfarë e detyroi kryeminstrin ta braktiste për tre vite procesin e Berlinit dhe të anëtarësimit në BE?

Çfarë ia shkaktoi kryeministrit miopinë ndaj Vuçiçit dhe projektit të tij të botës serbe, për të mos parë kërcënimin që i kanoset integritetit territorial të Kosovës?

Cili mekanizëm ia lidh gjuhën për të shprehur mbështetjen ndaj Kosovës kur ajo është nën sulmin e hapur të Serbisë?

Cila dorë e ngrohtë i ofrohet kryeministrit për të frigoriferuar marrëdhëniet me Kosovën?

Si do ta vizualizonte vallë shërbëtori digjital një kryeministër të tillë?