Familja Omeri në fshatin Stroskë të Prrenjasit po përballet me një dramë të vërtetë, duke përjetuar një kalvar të gjatë vuajtjesh që i ka shoqëruar për vite të tëra me rradhë.

E gjithë dhimbja dhe trishtimi dallohet qartë në fëmijët e familjes. Pasi kryefamiljari ndërroi jetë nga infarkti në sy të fëmijëve, duke e lënë familjen të zhytur nga borxhet, gruaja dhe tre fëmijët kanë frikë se mos ata që u kanë borxh do vijnë dhe do u prishin shtëpinë.

Tre fëmijët detyrohen të mbledhin kërmij për të shuar urinë. Ata zgjohen që në orën pesë të mëngjesit për të mbledhur kërmijë nëpër ferra e pyje, për të siguruar pak qindarka, të cilat i bashkojnë për të mundësuar blerjen e thesit të miellit.

Supet e vogëlushëve nuk mund t’i mbajnë kaq halle sa u kanë rënë. Cdo ditë është mbijetesë për ta. Pa shkolle ata rendin me qese në duar për të gjetur kërmij. Sa më shumë mbledhin gjatë ditës, aq më shumë ushqim përkthehet për ta.

Babai i fëmijëve ka ndërruar jetë duke i lënë pa asnjë të ardhur dhe në mëshirë të fatit. Motra e madhe Elzabeta vetëm 12 vjec tregon sesi zgjohen herët në mëngjes për të siguruar bukën e gojës.

Dy motrat dhe vëllai i vogël në ditët me fat kur bie shi arrijnë të mbledhin deri në 20 kg kërmij. Në ditët e këqija vetëm 10 copë kërmij. Punojnë në shi, në diellin përvëlues, para se të shkojnë në shkollë dhe pasi përfundojnë mësimin sërish dalin për të mbledhur kërmij. Një kilogram kërmij e shesin vetëm 60 lekë të vjetra.

https://www.facebook.com/protesto.al/videos/878018909276900/