Nga Evi Kokalari

Po dëgjoj numri i refugjatëve që do vijë, është shumë i lartë dhe thjeshtë do thellojë varfërinë në vënd.

Po, po e di çdo të thotë “Besa” si traditë, që nuk ngeli kukull e Administratës së Bidenit pa e përmëndur dhe pa e përdorur për t’ju vënë në sedër, por besën e jep Shqiptari atyre që ja u hap derën e shtëpisë vet, me dëshirë të plotë.

Ardhja a kaq shumë Afganëve po shtyhet si fakt pa u konsultuar me popullin, nga një Kryeministër që vetë e ka tejkaluar normën e të ndenjurit në detyrë me dëshirën e lirë të Shqiptarëve, dhe nga nje Sekretar i DASH që shërben një President ilegjitim që shkatërroj 20 vjet luftë dhe mund për të sjellë paqe në rajon brënda 20 ditëve.

Së fundmi – të marrësh lavde publikisht nga Sekretari Blinken sot, duhet të jetë turp, jo nder.

Protestoni denigrimin dhe varfërimin e mëtejshëm të shoqërisë Shqiptare.

P.s. Fillimisht u tha se numri i refugjatëve qe 250-1000, këtë e kuptoj. Por të rritēsh numrin e popullsise me 10% refugjatë kur populli është në skamje të plotë, është krim.