Në mbledhjen e sotme në grupit e kryesisë së PD-së, kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se në protestën e 13 prillit duhet të bëhet pjesë e gjithë Shqipëria.

Duke folur përballë ish-deputetëve dhe anëtarëve të kryesisë, Basha është shprehur se opozita aktualisht është defakto shumicë në vendë.Kemi të gjithë situatën në favor. Ne jemi de fakto shumicë. Që pas djegies se mandateve, PD ka një rritje të menjëhershme edhe mes të pavendosurve.Jemi shumicë absolute në çdo sondazh të pavarur vendas dhe të huaj.

Duhet ta përkthejmë sa më shpejt në votë këtë mbështetje të shqiptarëve. Për këtë arsye, pjesëmarrja e lartë në protestë ka një rëndësi të jashtëzakonshme.

Kërkesa jone mbetet e pandryshueshme. Largimi i Edi Ramës dhe qeveria tranzitore. Të shpjegojmë kudo në çdo takim që ne jemi shumicë dhe duhet ta tregojmë këtë’, është shprehur kreu i opozitës Lulzim Basha në mbledhjen e zhvilluar në selinë blu.