Nga Ilirjan Blloshmi

Gjithësecili prej nësh, e shikon mjerimin, vrasjen grabitjen. Mëndja të shkon tek poeti ynë i mjerimi Migjeni. Kur shikon “shtypjen” që na bën politika mëndja të shkon tek Branko Merxhani i cili shkruan:. “Shqipëria jonë e sotme është një botë kaotike e vogël. Në rrembat tona rrjedhin shumë hidhërime dhe helme, gjurmë të prishjes, të robërisë, të një tronditjeje historiko-shoqërore të pakapshme.Trazimi dhe anarkia,nuk janë veçse një pjesë, një pamje, një fazë e prishjes sonë historiko-shoqërore. Gjithë ky trazim, gjithë kjo anarki mbretërojnë edhe në të gjitha shfaqjet e tjera të dinamizmit tonë qytetëronjës. Është një anarki, e cila ka thëthitur të gjithë pothuaj jetën tonë. Ideale s’kemi. Ku e ka rrënjën e saj kjo e keqe? A ka vallë arsye historike? Nga pikëpamja e kuptimit sociologjik cili është shkaku i kësaj gjendjeje?” (24 qeshor 1934 Iliria)

Citimi i Merxhanit është pothujse real sot në 2020 ne nuk kemi lëvizur asnjë presje nga kjo frazë dhe pse kemi një hark kohor 86-vjecar. Sot kemi një kryeministër që qeveris me një grup njerzish që janë të lidhur me krimin, vrasjen, grabitjen, drogën. E ka kthyer vëndin fiks në një anarki ashtu sic shkruan Merxhani, e në këtë rast vëndit i lipset opozita. Po po opozita, e kjo opozitë që këmi sot është një 0 me bisht. Kjo opozitë i jep dorën këti pushteti që të “shi në lëmë” si i do qëfi. Opozita e sotme është e frymëzuar nga qytetari dixhital i Berishës. Ka vendosur në ballin e “luftës” ndaj qeverisë, Salijanin, Mulin, Klevisin. Merr këshilla mediatike nga Cim Peka dhe Fari Balliu.

Sot politika ka vendosur një postobllok, ka ndërtuar një “rrugë me gjëmba” për ne, për prindërit tanë, për fëmijet tanë. Politika nxjerr nga sirtaret e saj “Griseldën”, prish Teatrin, rrënon cdo gjë që mund ti japë para. Del më zë e me figurë Ilir Meta, dukë bërë pazare më pasuritë tona. Cfarë bën politika? Nuk e con në burg, por ë bën president. Ne e duartrokasim, e mbështesim.

Në historinë tonë ne kemi Fishtën që na tregon se si Oso Kuka dogji gjithë kasollen e tij vetëm që të mos binte në duart e cubave. Kemi nxjerrë kryengritësa ndaj shovenizmit serb, e të burgosur politik. Kemi Spasen e “Pse-së”. Kemi Naimin që pavarsisht varfërisë së madhë të Shqipërisë, shkruan se malet tona do jenë të bukura. Kemi lirikat e Cajupit, a “Vaji i Bylbylit” i Mjedës. Kemi vargjet më rrenqethëse të himnit tonë nga Asdreni. Por ne nuk kemi dikë që të na drejtojë, thjeshtë jemi përulur ndaj politkës. E deri sa ky person të dalë, ne kështu do ecim fiks ashtu sic shkruan Brexhani. Një anarki, e cila ka thëthitur të gjithë pothuaj jetën tonë.

Pra Teatri është thjeshtë “klipi” i radhës nga politika. E cili u ka vënë një “samar “ të madh kurrizit të Shqiptarëve .