-Edi Kristaq Rama, kryeministër, djali i anëtarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor. Po ashtu nip i anëtarit të Byrosë Politike, Spiro Koleka.

-Gramoz Kaso Ruçi, kryetar i grupit kuvendor të PS-së. Ish sekretar partie e sekretar i parë i Komitetit të PPSH-së së Rrethit të Tepelenës.

-Taulant Kasem Balla, nënkryetar i grupit kuvendor të PS-së. Babai instruktor i Komitetit të PPSH-së në Librazhd.-Ilir Hamit Beqaj, ministër i Shëndetësisë. Djali i Hamitit instruktor në KQ të PPSh-së dhe ndihmës i Nexhmije Hoxhës.

-Ditmir Sulejman Bushati, ministër i Punëve të Jashtme. Djali i sekretarit të parë të komiteteve të PPSH-së në disa rrethe.-Milva Ekonomi, ministre e Ekonomisë. Nusja e djalit të ministrit të diktaturës, Piro Dodbiba.

-Besnik Mit’hat Bare, deputet i PS-së. Babai i tij ka qenë kryetar dege dhe zëvendësdrejtor i burgjeve.-Blerina Guri Gjylameti (Maçolli), deputete të PS-së. Nuse e djalit të ish oficerit e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Robert Gjylameti.

-Besnik Rrapo Dervishi, kryetar i komisionit për informimin, i biri i ish anëtarit të KQ të PPSH-së dhe ministër i përjetshëm.-Vexhi Adem Muçmata, deputet i PS-së, ish hetues i diktaturës.

-Erion Luan Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës. Djalë i dy ushtarakëve të regjimit. Familje enveristësh, si nga fisi i vet ashtu edhe nga nëna, fisi Ormënaj.

-Fatmir Sazai Xhafaj-instruktor i Komitetit të Rinisë. Bashkëshortja vajzë e Hymer Berberit, funksionar në disa ambasada.

-Blendi Pëllumb Klosi, ministër i Mirëqenies. Djalë ushtarakësh të regjimit. Gruaja e tij, Nora Ndue Gega, e bija e oficerit të Sigurimit të Shtetit.

-Ervin Alfred Bushati, deputet i PS-së, nip i persekutorit me damkë Myftar Tare.

-Saimir Bashkim Tahiri, ministër i Punëve të Brendshme. Është nip i oficerit të Sigurimit, Mehmet Kapaj, me profesion bari dhensh. Njihen bëmat e tij në vitet 1966-1982 në Tepelenë, Ersekë apo Elbasan.

-Bledar Melsed Doracaj, drejtor i përgjithshëm i Gjendjes Civile. Është nip i Hysen Doracajt, kryetar dege në MPB në vitet 1975-1986.

-Blerina Doracaj (Shtylla), këshilltare e ministres Milena Harito (Shteto). Bashkëshorte e Bledarit. Është vajzë e oficerit të MPB-së, Ilir Shtylla dhe evidencieres së Sigurimit të Shtetit, Natasha Kamberi.

-Bekim Osman Murati, drejtor i prefekturave në MPB. Është djali i ish sekretarit të parë të Dibrës. Për ata që kanë harruar, shoku Osman ka qenë edhe ministër i Tregtisë në kohën e tollonave, në vitet 1982-1990.

-Irma Dashamir Bime, drejtore e Arkivit. Bija e oficerit të Sigurimit të Shtetit, i cili ka qenë zëvendëskryetar e më pas zëvendësdrejtor i Punëve të Brendshme në Tiranë. Si injorant që ishte mbiemrin e shkruante gjithnjë gabim në “Bimi” e jo “Bime”.-Zihni Nazif Bime, shef i burimeve njerëzore në MPB, ish oficer Sigurimi. Xhaxhai i Irma Bimes.

-Besnik Shehu, ish oficer Sigurimi, këshilltar i ministrit Saimir Tahiri.-Valbona Subhi Kaso, drejtoreshë e përgjithshme në MPB. E bija e oficerit të Sigurimit.

-Julia Arqile Done, drejtoreshë e përgjithshme në MPB. Mbesa e sekretarit të Komitetit të PPSH-së në Tepelenë Fone Done.

-Arben Skëndo, drejtor i SHKB-së në MPB, ish oficer Sigurimi në katunde.-Fatjola Sokol Lubonja, drejtore në MPB, mbesë e shoferit të Enver Hoxhës me mbiemrin Pullazi.

-Loris Frederik Ymeri, drejtor i kabinetit të ministres Milena Harito. Është djali i drejtori të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit deri në vitin 1990.

-Milena Fatos Harito (Shteto), ministre pa ministri. Është mbesë e anëtarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor Qirjako Harito, si dhe në lidhje me familjen Koleka.-Bledar Triumf Çuçi, ministër pa ministri. Është nipi i oficerit famëkeq të Sigurimit të Shtetit, Edip Çuçi.

-Endri Përparim Fuga, drejtor komunikimi i kryeministrit. Nip i dy funksionarëve të lartë të regjimit si Myqerem Fuga dhe Iljaz Reka.

-Sonila Llambi Gegprifti (Qato), drejtore e përgjithshme, vajzë e kandidatit të Byrosë Politike dhe ministër.

-Mimi Pjetër Kodheli, ministre e Mbrojtjes. Babai instruktor në Komitetin Qendror të PPSH-së.

-Arian Skënder Kraja, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes. Babai ka qenë hetues në procese politike.

-Ogerta Dionis Manastrliu, drejtoreshë e përgjithshme. Babai i saj oficer i Sigurimit të Shtetit.

-Fatos Iljaz Reka, ambasador në Maqedoni, ish oficer i Sigurimit të Shtetit..

-Ervin Bilbil Mete, zëvendësministër i Financave, drejtues i partisë komuniste G99. Djali i hetuesit të Sigurimit.

Ilirjan Blloshmi

Sekretar i Përgjithshëm

Vatra Manhattan Branch

New York 2020