Nuk e mendova asnjëherë që shumica e Parlamentit Hollandez do të votonte me shumicë votash, 92 nga 150 deputetë, rivendosjen e sistemit të vizave me Shqipërinë.

Ka gjithmonë ai parlament një krah ekstrem sa i takon sjelles me emigrantë, myslimanë apo zgjerimit të BE.

Fakti që shumica ka votuar pro, tregon që Shqipëria është në një udhëkryq të madh, ku rrezikon dhe rikthimin e izolimit të vendit nga Europa, me viza.

Sinqerisht Edi Rama, këtë nuk ta kishim borxh.

Mund të bëje ç’të doje me të gjitha votat që gjoja të dhanë shqiptarët, por të arrije “me sukses” deri këtu, nuk e kishim menduar.