Nga Agustin M. Mirakaj

Si unë dhe shume si unë, nuk emigruam nga qejfi, por nga politika e mbrapshtë dhe antikombëtare qeverisë sonë. Me pak fjalë, ne na deboi politika e qelbur për tu hapur rrugë “ushtrisë së kuqe” në Shqipëri.

Emigrimi i padëshiruar është fatkeqësi si për vëndin nga ku largohemi po ashtu dhe për vëndin pritës. Shtete të cilat përballen me sfida dhe pasoja afatgjata sociale, politike dhe ekonomike.

Shqiptari mbeti përjetë shtegëtar, që pret dikë ta drejtojë e ta orientojë në një realitet të vështirë ku të mungon gjithçka dhe pse materialisht je “plot”. Shpirtin nuk do ta përmbushë kurrë materia.

Kur erdhi demokracia politika shqiptare mundësoi apo më mirë me thënë, shpopulloi vendin në forma të ndryshme rrënqethëse. Një ortakëri e ndyrë politike kundër interesit qytetar e kombëtar. Me paramendim dhe me direktiva nga jashtë ata organizuan me detaje planin se si të largojnë shqipëtarët nga vendi i tyre i bekuar.

Strategjia e kësaj politike i bënë njerëzit që të mos SHOHIN. Të luftojnë me njëri-tjetrin në mënyrë që ata të mos bashkohen së bashku e të kërkojnë atë që i kanë rrëmbejnë prej vitesh, LIRINË, PRONËN dhe BESIMIN.

Njerëzit gjithmonë kanë frikë nga errësira, nga forcat e dhunshme, përbindëshat e politikës së kuqe të cilët na bëjnë të strukemi si struci e mos të flasim, të mos flasim kundër projektit antikombëtar. Ndryshimi është ajo që na jep forcë dhe mundësi për tu shkëputur nga TMERRI. E këtë ndryshim, së bashku duhet ta vendosim përmes veprimeve që duhet të bëjmë. TE NGREJMË ZËRIN!

Përbindëshat e KUQ janë akoma përreth nesh. ATA shkatërrojnë. Shfarosin, godasin, rrafshojnë…Ndërsa ne, qëndrojmë afër dhe shikojmë. Askush nuk ngrihet për të folur, për fituar LIRINË kundrejtë tyre … Askush! Akoma. Akoma