E sapo kthyer nga Italia ku merrej me modeling që në moshën 14 vjecare,Kejvina Kthella, u bë e pjesë e emisionit në vitin 2017 dhe dalja e saj e parë në emisionin “Xing me Ermalin” bëri bujë të madhe për shkak të fustanit të kuq që u diskutua gjatë.

23 vjecarja nga Lezha dukej se nuk kishte veshur të brendshme nën fustan dhe në rrjet u bë zhurmë e madhe duke qarkulluar disa foto të saj ku i dukeshin qartazi pjesët intime.

Por ajo reagoi në rrjetet sociale duke e mohuar këtë gjë dhe duke “ulur” zhurmën e asaj dite.

Më pas publiku u mësua me prezencën e vajzës seksi dhe kështu Instagrami i saj u rrit më shume ndjekës që e ndiqnin. Ajo nuk ngurroi të postonte foto provokuese dhe kështu u bë shumë e njohur në showbizzin shqiptar.

Kejvina nuk ka folur në asnjë intervistë për jetën e saj personale por nuk kanë munguar edhe fotot nga paparaci ku ajo dukej me futbollistin shqiptar Tomas Strakosha.

Karriera e saj si velinë në Xing me Ermalin u ndërpre 2 javë më parë ku ajo e la në mes emisionin për shkak të një kontrate modelingu në Itali.