Sigurisht që urdhërin për të lëshuar gaz të shumtë, në disa seanca të përsëritura, kundrejt protestuesve që po qëndronin paqësisht dhe me flamur kombëtar, përpara Kuvendit të Shqipërisë, e keni dhënë ju zoti Ministër! Por unë nuk dua ta besoj, ose më saktë nuk do të doja ta besoja. Sepse pikërisht kur gazi u derdh mbi shqiptarët që nuk e mendojnë si ju, por që janë shqiptarë po aq sa ju, ata, ishin më paqësorë se asnjë çast tjetër të asaj proteste. Kjo do të thotë se gazi, u përdor si torturë dhe si ndëshkim masiv, thjesht sepse, ata po protestonin kundër kryeministrit tuaj dhe kundër qeverisë ku ju bëni pjesë. Kjo ndoshta ju, që e mendoni ndryshe nga ata, por keni pushtet, policë, pushkë e gaz, mund tju ketë lënduar dhe revoltuar në brendësi.

Dhatë pra, ju zoti Lleshaj, një urdhër krejt antiligjor, ndëshkues dhe torturues, ndaj mijëra njerëzve të pafajshëm dhe të pambrojtur, madje më pas, patët edhe hipokrizinë të akuzonit se shkaku ishin ata dhe maskat e tyre. Gjithsesi, unë ju falenderoj për këtë veprim që bëtë, sepse ju zoti ministër, me këtë akt, themeluat shtetin e ri policor të vitit 2019 dhe bëtë edhe më të dukshme se jeni i gatshëm të urdhëroni ose të jepni edhe vetë, urdhëra kundra popullit, që ju paguan mirë dhe shtrenjtë, që ta mbroni dhe jo ta sulmoni! Populli nuk është armiku juaj, zoti Lleshaj, ndërsa ju, kryet një vepër të vullnetshme ndëshkimi të paramenduar ndaj tij. Mendoj se sot, sëpaku moralisht, ju zoti Lleshaj, i humbët përgjithmonë gradat e djersitura të Gjeneralit, që mbani diku në sirtar, qëkurse u veshët me teshat civile të ministrit dhe helmuat me qëllim torturën dhe vuajtjen, popullin tuaj, që ushtronte të drejtën kushtetuese të Protestës! / 360grade.al/