Një tiger 4 vjeçare, femër, në Bronx Zoo, New York, është testuar dhe ka dalë pozitiv me COVID -19.


Ky është rasti i parë i konstatuar dhe që provon se jo vetëm njerëzit, por edhe një tigër mund të infektohet. Këtë informacion e ka konfirmuar Laboratori i Shërbimeve Veterinare Kombetare.


Tigri, i quajtur Nadia, së bashku me motrën e saj Azul, dy tigrat Amur dhe tre luanët afrikanë, kishin një kollë të thatë. Ato po mjekohen dhe pritet të shërohen, thuhet në një njoftim nga kopshti zoologjik, njoftoi sot pasdite CNN..


Mostrat nga Nadia u morën dhe u testuan pasi disa luanë dhe tigra në kopshtin zoologjik shfaqën simptoma të sëmundjes, kryesisht të frymëmarrjes.