Nga Ilirjan Blloshmi
Në Shqipërinë tonë, gjen Lulzim Basha për kryeministër, Edi Rama kryëministri më i keq/më i mirë. Gjen Zhan Valzhanin, Kozetën, Fatimën, Mariusin, imazhet e Revulucionit Francez, kopshtet e Luksemburgut. Gjen gjithashtu Kuazimodon dhe Esmeraldën në sheshin “Shën Mëria e Parisit”. Gjen katakombet e Parisit, por në Shqipërinë tonë nuk gjën rrespekt. Nuk gjen vlersim, e kjo ndodh sepse ne jemi të gjithë-dijshëm, gjithcka-bërës, ne pranojmë të na shajnë nga nëna por jo nga kryetari.
Politka na ka bërë njerëz pa ndjenjë, na ka bërë nëse “digjemi pak” mos na bëjë përshtypje. Ngaqë tjetri “digjet” më shumë, djegia jote s’të duket aq e keqe. Pse vullneti ynë priret më shumë nga e keqia?
Tek të Mjerët Victor Hygo shkruan:
*Në të vërtetë, nëse syve tanë prej mishi do t’u lejohej të shikonin në ndërgjegjen e të tjerëve, do të kishim gjykuar më me siguri njeriun, sipas asaj që ëndërron, sesa sipas asaj që mendon. Në mendim ka vullnet, ndërsa në ëndërrin nuk ka.* (Të Mjerët, Vëllimi 2)
E kur shikon sesi të gjykojnë Shqiptarët, thua me vete. –të gjithë të kene lexuar Hygonë dhe të gjykojnë sipas asaj që ëndërron!? –Jo. Aspak, ne të gjykojmë sipas asajë që na jep politika. Ne të gjykojmë si mendon Berisha, Basha, Rama, Meta, ne nuk gjykojmë si mendojmë vet.
Ne ushqejmë xhelozinë ndaj të tjerëve, ashtu si gungaci i Hygo që urrente të ëmën, pse e ka bërë aq të shëmtuar. Ne kurrë nuk do ta kuptojmë pse ikin shqiptarët nga Shqipëria, ne përsëri nuk do ta kuptojmë as pse një pjësë pranon të lëpijë kockat e Taulatit, Klevisit, Tomës.
Duke hulumtuar nëpër fb dhe media dëgjon të njëjtat dialogje të një filmi që kurrë nuk ka të mbaruar. Ne nuk kuptojmë, sepse ne jemi shoqëri, që kemi instaluar xhelozinë, urrejtjen, që na ka bërë më shumë dëmë se cdo gjë tjetër.
Ne jemi ashtu si Hygo shkruan tek:
“ Në t’errët bota e vjetër
”Mjaft o tallaz, de, mjaft! Pa zbrit, se s’të shoh dot.Kurrë ndonj’herë s’je ngritur kaqë sa sot. Po ç’ke, vallë, që dukesh kaq i ngrysur, i nxirë? Përse këlthet kështu së thelli si egërsirë?
Përse ky shi i fortë, ky rrebesh e ky terr? Kjo shqot’ e zezë, e marrë, që sokëllin si Ferr? Vala jote po ngjitet lart e më lart gjithmonë! Qëndro! Mos shko më tutje! S’ke lejë! Ndal të thonë!Ligjet e vjetra, frenat, të vjetërat kufi, Injorancën, mjerimin, hiçin, – këto qeli, Këto burgje të shpirtit, ku vdes e fundmja shpresë, Edhe gostin’ e madhe ku horat s’kanë pjesë, Gjith’ supersticionet, fatalitetet krejtDhe pushtetin e burrit mbi gruan drejtpërdrejt, -Sakën! sakën se i prek këto të shënjta gjëra! Pa zbrit aty dhe hesht! Këto mure të gjëraplot kulla, i ndërtova rreth mbarë njerëzimit. Po ti gjith ulërin! Gjith çohesh prej tërbimit! Çdo gjëje po i turresh me sulm e me vërtik:Vate ungjilli i vjetër, vate kanuni antik!