Pata një bisedë frymëzuese sot me të rinjtë e Patosit, të cilët më mbushën me energji për të vazhduar betejën për ndryshim.
Kush ka lindur mbas ’90 në Shqipëri trishtohet pak kur sheh se skenën politike prej 30 vitesh e dominojnë ende të njëjtat personazhe, të cilat prodhojnë të njëjtat probleme, flasin me të njëjtën gjuhë e shkaktojnë të njëjtat kriza të cilat i vuajnë shqiptarët.
Listat e hapura nuk janë ilaçi final, por është fillimi i mbarë i kurës për këtë sëmundje të vjetër që ka kapur vendin.
Është hapi i parë drejt ndryshimit që duan të rinjtë, që duan shqiptarët.
Prandaj rinia e mbështet fort këtë ide.
Sepse është armë në duart e tyre për të eliminuar mbetjet nga politika shqiptare e për të sjellë në dritë vlerat.
Kështu do i vëmë fre largimit masiv e do e imagjinojmë të ardhmen në Shqipëri.
Sot mora një dozë të fortë optimizimi e mbështetjeje që më bindi edhe më shumë se jemi në rrugën e duhur.
U premtova të rinjve se nuk do ndalem.
Nuk do të ndalemi!