Dritan Koba

Yuri Kim tha se zgjedhjet ishin te mira!

Ka te drejte. T’i krahasosh me SHBA ku u falsifikuan miliona vota, vertet jane te mira.

Skandalet e ndryshimit te rregullave ne zgjedhje ndodhen ne nje sere shtetesh.

FBI si SPAK ketu “nuk pa gje” megjithese votat u transportonin me kamione.

Megjithese Presidenti ne detyre Trump mori mbi 16 milion vota me shume se ne zgjedhjet e fituara kater viteve me pare, nje rekord i pandodhur ndonjehere ne SHBA, sfiduesi Biden mori edhe me shume me vota me poste, ku votuan gjeresish qente, macet, kuajt, deri tek papagajt.

Sa per te vdekurit ishin kthyer ne shumice si zombi dhe kishin votuar me poste.

Ne qytetet e medha qe ishin nen zoterimin e dhunes si Filadelfia, Atlanta, Denver, Çikago, Dallas, New York, etj etj u votua deri ne masen 75% pjesmarres.
Zgjedhjet ishin aq te lira dhe te ndershme sa njerezit nuk votonin me ID por vetem me patente ose me çdo dokument tjeter qe mund ta zoteronte çdo emigrant. Jane miliona emigrante te paligjshem qe nuk gezojne te drejten e votes, por e ushtruan ate me “gezim”.

Ne SHBA vezhguesit e Partise Republikane u perjashtuan ne shume qendra numerimi nga procesi i kontrollit te votes qe numerohej. Ne shume qendra te tjera dolen çanta me mijera vota nga poshte tavolinave kur ne salle ishte nderprere numerimi dhe gjendeshin vetem zyrtaret e kontrollit qe ishin te emeruar nga guvernatoret demokrate.

Me miliona dollare te pista nga grupe te strukturuara kriminale si MS-13 u paguan ne zona te veçanta ku edhe ne kohen e komunizmit do e kishin per nder ate rezultat. Kuti te tera ishin nga 90 deri 95% per Biden.

Ne Shqiperi procesi i manipulimit te votes ka qene ne nivele me te ulta, krahasuar me SHBA. Ndaj Ambasadorja Yuri Kim eshte e kenaqur.

Jane nje sere shtetesh qe ende po zhvillohen procese gjyqesore, si ne Arizona, Georgia etj ku jane zbuluar fakte per manipulimin e numerimit elektronik dhe numerimi me dore ka nxjerre shifra te frikshme.

Ndaj mos u habisni me Yurin. Asaj, duke e krahasuar me zgjedhjet e fundit ne SHBA, zgjedhjet ne Shqiperi jane per medalje …ari!

Zonja Kim nuk ka shume kohe per te humbur se po vjen koha e skafit dhe ajo di ta shijoje ate.

Mos ia prishni pushimet se eshte shume e lodhur!

Habituni kur kete ta artikulojne shtetet evropiane si Gjermania, Holanda, Britania ku vota eshte e shenjte.

P.S. Shikoje padrejtesine e ushtruar ndaj tjetrit, si ndaj vetes.
Kjo eshte per ata qe u “shqyen” kush te uronte me shpejt Biden.

E kam thene beteja me Mafian e Rilindjes nuk eshte çeshtje programesh, por morali.
Kur nuk ke moralin e duhur ne thelb, garen e fiton gjithmone me i pamoralshmi!