Deklarata e Policisë Holandeze vjen pikërisht ditën që në këtë vend, ndodhet për vizitë kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, bashkë me disa deputetë, në mënyrë që të lobojnë për hapjen e negociatave.
Grupi i drogës
Zbulimi i grupit që merrej me rritjen e kanabisit u realizua pasi një agjent i fshehtë ra në kontakt me shqiptarin, i cili dyshohet se drejtonte bandën. Droga u zbulua në rajonin e Limburgut, i cili është një ndër rajonet më të mëdha në Holandë.
Shqiptarët duket se kanë përdorur një kompani që merret me transport për të paguar qiratë, në mënyrë që të mos zbuloheshin nga policia.
Sipas mediave holandeze një kompani në Groenstraat në Geleen, u ka paguar qiranë shqiptarëve. Pikërisht kjo kompani dyshohet se bën edhe transportin e parave nga Holanda drejt Gjermanisë ose Belgjikës, pasi kishte qendra në këto shtete.
“Të gjitha rastet e fundit që është zbuluar drogë, rezulton se janë shqiptarët të përfshirë. Ata kanë në dorë këtë treg” – thonë mediat holandeze.