Nga Simon Mirakaj

Rinia ime. Gjaza, ku familjarisht kaluam njëzet vjet e fundit internim (njezet e kater vjet internimi i kishim kaluar ne kmpe te tjera )ishte njëzet km larg nga qytetit i Lushnjes. Sapo i kisha mbushur njëzet e katër vjeç kur mbërrita në këtë kamp internimi, të një izolimi total. Gjaza kishte dy rrugë dhe tre rrjeshta me shtëpi.Shtëpitë ishin të ndërtuara me tulla nga v.50, brënda të shtruara me çimento, ishin të ftohta, një pjesë tjetër e shtëpive ishin të ndërtuara me plithar por të suvatuara nga jashtë , brënda të shtruara me çimento, kishin pak kohë që ishin të ndërtuara.Ne kur mbërritëm në Gjazë na futën në shtëpitë e vjetra të ndërtuara me tulla.Lëvizjen e kishim të kufizuar, kishim të drejtë të leviznim vetëm në shtatëqind hektar tokë të fermës ku punonim, nëse e kalonim këtë kufi të vendosur nga MPB ndëshkimi ishte deri në vdekje,kështu na pati deklaruar shefi operativ kur bëri prezantimin tonë para organeve drejtuese te sektorit . Jepuni plumbin ballit po kaluan kufirin thoshte shefi operativ Apostol Çepeli.Për çdo levizje jasht këtij kufiri ne duhet të merrnim leje me shkrim nga përgjegjësi që na bënte apelin.

Mëngjesi ishte i zhurmshëm.Në mëngjes shikoje puntorët e puntorët që nxitonin për të takuar brigadierin për të marrë planin e punës për të siguruar bukën e përditëshme.Të veshur të gjithë me pantallona me arrna,gra ,burra,djem e vajza, ndërsa në kokë kishin nga një kapele kashte për tu mbrojtur sadopak nga dielli.Mëngjesi ushtonte nga zërat e puntorve që thërrisnin njëri tjetrin : -hajde shpejt se na zuri vapa pa fillu punën.Mbrëmja ishte e qetë,nuk kishte zhurmë,puntorët ktheheshin të lodhur nga puna e ditës, mezi tërhiqnin këmbet, fytyrat ishin te zbehta nga lodhja. Në rrugë të binte në sy një rreth i vogël i formuar nga pak njerëz, ky rreth ku në mes qëndronte i besuari i partisë e i sigurimit ishite (rrethi I armiqve).Ky rreth shihej dy herë në ditë , jo të pakta ishin ditët ku rrethi formohej tre herë në ditë, në atë grup armiqsh ishin djemt e ish kryeministrit Fiqiri Dines,Tomori me Sazanin bashkë me kushëririn e parë Haredin Nasufin,djali i kapidanit të Mirditës, Deda bashkë me nipin Gjonin,i biri Hamit Matjanit ,Xheviti, dom Mikel Koliqi, Xhevat Tarusha,Frida Sadedini,Ismail Spahiu dhe unë me vllain Sokolin.Të qënurit së bashku prej vitesh na jepte shumë kurajo për të përballuar me dinjitet këtë vuajtje të shkaktuar nga padrejtësia e diktaturës komuniste .Ne na kishin shpallur armiq, po vërtet ne ishim armiq të kësaj padrejtësije, të kësaj diktature.Të qënurit së bashku me këta njerz fisnik,djem , burra,zonja ishte vërtet një fat,ishim për njeri tjetrin si thëmbra e Akilit.

Mbasi bëmë apelin u drejtova te brigadieri për të ditur se ku do punoj ,pa mbrritur mirë ai më thotë: Ti Simon do shkosh në transport plehu dhe mos u vono se zetori ka shkuar e të pret, gjithë inat e pashë , skisha çfarë të bëja. Partia kishte dalë haptazi, të ja bëjmë jetën sa më të vështir,na e bëne jeten mjaftë të vështir duke na çuar në punët më të vështira e më keq të paguara deri në momentet e fundit të shëmbjës së diktaturës komuniste, por nuk na mposhtën dot, dinjitetin nuk na e morën.Vesha kominoshet, çizmet , kapelen e kashtës që ma kishte bërë motra,mora dhe nje shishe ujë .Rruga për te stallat nuk ishte larg,gjatë rrugës po mendoja me vete shokët apo shoqet e shkollës janë shumë larg e nuk më shohin…le të më shohin , pastaj puna nuk është turp, unë nuk e zgjodha punën, unë sipas atyre të partisë jam armiku, po kush më njeh mua kështu si jam katandisur…po pse nuk kanë kë të shohin ato… me këtë bisedë të ëndrrave rinore me veten u gjenda para stallës. Hyra brënda, lopët çuditërisht u çuan në këmbë , të gjitha kthyen kokën nga unë,ato ishin të lidhura me zinxhir edhe unë isha i lidhur prej dekadash me zinxhir të pa dukshëm, ato ishin të ushqyera mirë, ju shndriste qimja, ndërsa mua kishin filluar të më binin flokët nga lodhja,nga keq ushqyerja, atyre nuk ju dukeshin brinjët, ndërsa mua mund të mi numëroje brinjët nga larg,atyre ja dërgonin ushqimin te koka,ndërsa unë duhet të luftoja fort me fitu bukën e përditëshme.Ato më përcollën mev ështrimin e tyre deri sa dola, gjithë ky nderim prej tyre, mbase nuk e dinë që unë jam armik,sa kënaqësi të jetosh mes kafshëve,njeriu ishte bërë i rrezikshëm.Sapo dola nga dera e stallës u përballa me grumbullin e plehut ,bajgave që ishte përzier me kërcejt e jonxhës e të lakrës kineze.

Traktoristi Rrapi, me cigaren që i ishte ngjitur e i varej në buzën e poshtëme , me dhëmbët që kishin marrë ngjyrën e nikotinës më thirri: o burra Simon fillo mos bëjmë nja pesë a gjashtë rrugë, nuk i këtheva përgjigje fare.Rrapi ishte njeri i mire shumë puntor ,ishte familje me biografi te mire sipas kohes,ishte nga ato fshatrat aty por banonte ne Gjazë, kishte shume kalamaj më duket nja dhjetë. Fillova të shkul pak bar për të mbrojtur ujin nga dielli.U ula e po shikoja pirgun e plehut , rimorkjon që priste të mbushej nga unë.Duhej filluar, sa më shumë të vonoja aq më e vështirë bëhej edhe nga vapa që kishte filluar të përvëlonte,hodha cfurqet e para me shumë vështirësi prej kërcejve që ishin përzier me bajgat,stërpikat me binin ftyrës ,trupi kullonte në djersë, mundohesha të nxitoja,kur po hidhja cfurkun me pleh në rrimorkjo pashë se drejt meje po vinte operativi me përgjegjësin e sektorit, një ndjenjë neverije ,njëri më i zi se tjetri, jo nga ngjyra por nga ligësija e shpirtit,operativi kishte hedhur xhaketën supeve, në pantallonat i varej revolveri, xhaketen e hiqnin për të ngjallur terror, ktheva kurrizin nuk doja ti shikoja ato fytyra, më dukej sikur po shikoja një gjarpër, po vazhdoja ngarkesën. Operativët në shumicën e rasteve ishin nga fshatrat ,familjaret e tyre i kishin në kooperativë që hanin bukë misri, që se hante as lopa, vetë ushqeheshin mirë, rrogat e mira, kështu e shikonin veten të plotfuqishëm, ishin gati të të merrnin shpirtin. Ne kishiim mbi kurriz nje qeveri kriminale qe ne cdo sekonf ishe i rrezikuar.Me kanatjeren fshiva fytyrën, nuk doja t ju jepja kënaqesi të më shikonin ashtu.

Kur u afruan te zetori u ndalën e po vështronin ,puna e mbarë thanë… bëra sikur nuk i dëgjova, qënka e vështirë: tha shoku Rrapi, përgjegjësi, jo nuk është e vështirë fare, I thashë unë… ndërsa djersët binin në tokë si pika shiu,operativi me nje buzqeshije ironike belbezioj gjynah goxha djale te punoje ne pleh, nuk ju pergjigja veq e mallkova ne heshtje.Ata kishin ardhur për të shkuar te baçja që ishte matanë kanalit, baçja ishte me shalqin, po shkonin të freskoheshin.Vapa ishte bërë e pa durushme,u ndala pak , hoqa kanatjeren e lidha te qafa, mëngët e kominoshes i lidha në mes, piva pak ujë që ishte bërë valë,fshiva djersët me kantjere e fillova ngarkesën e rimorkjos, pak donte për tu mbushur, lashë pak vënd në rimorkjo për vete që të rrija në këmbë.Rrapi (zetoristi) erdhi e th: të lumtë e paske mbushur ,hip lart e të ikim. Hipa në rimorkjo duke u mbajtur te hekurat, kur dolëm në rrugën që të çonte për te parcela që do shkarkonim ,pluhuri i rrugës ishte mbi njëzet cm, nga shpejtësia u ngrit një mjegull tymi që nuk të lejonte të shikoje as gjë, dëgjoje zhurmat e fëmijve që laheshin në kanal, pluhuri i rrugës më ishte ngjitur nga djersët në fytyrë , në trup. Shkarkimin e bëmë kollaj, sapo mbarova u zhyta në kanal, hapa krahët në ujë e po vështroja qiellin e kaltër të pastër, eee… sa njerëz të pistë e kriminelë qëndrojnë poshtë teje a e din? Me duart lart ju drejtova Zotit I vetemi mbrojtës, të na mbrojë nga djajtë e kuq, nga të pa udhët që kishin zënë popullin e vet rob, zot na shpëto .Buzet kishin vene kore ishin bere shkrum ,etja,shikoja ujin nuk durova dot ,mora kanatjeren ,pashe anash se mos me shifte njeri dhe vura kanatjeren siper ujit ,piva shova etjen .Not nuk bëja se ishte i cekët deri në gju , as nuk dija ,vetëm në kanale isha larë, detin nuk e kisha parë ,as prekur,as shijuar kënaqesinë e tij ,e kisha parë vetëm në hartë. Vetem mbas vitit 1990 mu dha mundesija për ta parë e shijuar. Rrapi thërriste…unë isha shtrirë në kanal, pastaj shkoi edhe ai e u zhyt për tu freskuar.Dita përfundoi si të gjitha ditët e tjera mjaft e lodhëshme. Shtepinë nuk e kasha shumë larg por nga lodhja më dukej sikur nuk do mbërrija kurrë.Rrugës i lodhur, mezi ecja, thashe me veten time. ..Mjer ai vend që pati fatin e keq të pushtohet nga komunizmi. Komunizmi shkatërrimtar i personalitetit të njeriut.