Nga Ilirjan Blloshmi

Një grup individësh që kanë akses në media, njohje personale me gazetar të ndryshëm. Kanë filluar një sulm frontal ndaj policisë. Këta vetë-quhen shoqëri civile. Asnjëri prej tyre që drejtonte “protestën” dje nuk ka jetuar me një rrogë minimale. Të gjithë janë të ushqeyer nga politika. Të gjithë kanë, vjedhur, të gjithë kanë bërë korrupsion.

Ata flasin për diktaturë……hhahah kjo është cool. Pasi asnjëri prej tyre apo familjeve të tyre nuk kanë jetuar nen terrorrin e kokunizmit. Baballarët e tyre kanë qënë kuadro në kohën e komunizmit.

Por le të kthemi tek policët. Një punojës policie nëse merr urdher për të të arrestuar do e bëjë se ndryshe ai shkarkohet nga puna. Në këtë rast, polici zbaton detyrën. Në kushtetutën e Shqiperisë neni 236 thotë: “Kundërshtimi që i bëhet punonjësit të policisë së rendit publik, me qëllim për ta penguar atë për të kryer detyrën sipas ligjit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit”. Pra neni e tregon super qartë, nëse kundërshton punojësit e policisë denohesh deri në një vit. Ky nen nuk ka nevojë të interpretohet nga askush se është super i qartë.

Tani këta që dërdëllisin se gjoja policia po bën namin, se policia po i dhunon, se policia është e politizuar apo ku di unë. Në demokraci ka një ligj të pashkruar kur instancat e inteligjecës dhe rendit janë të politizuara. Pavarsisht se thuhet se ato janë të pa politizuara. Cdo lider në cdo cep të botës. Ministër të brënshëm vendos njeriun më të besuar të tij.

Në Shqipëri, punojësit e policisë janë shtresa më e varfër. Janë shtresa më e tallur, janë shtresa më e keqpaguar. Prandaj ju kopila e maskarej që paguheni nga politika e ndyre e tiranës lini të qetë punojësit e policisë. Nese keni b…. Shkoni e përballuni me ata që ju ushqejnë. Me ata që ju ngopin e ju dëndin. Heshtni e mos u merrni më punojësit e policisë.

Gjergj Fishta ju a ka thene me kohë. E duket sikur gjeniu ynë e ka ditur metamorfozën tuaj. Fishta dikur shkrunte:
“Ju rrugaça e sallahana
vagabonda, shakllabana,
rriqna t’ndyet, mikrobe të kqij
qi të mjerës ksaj Shqypni
thellë hi i keni në mushkni
pa dhimbë gjakun tuj ia pi,
por der kur, bre batakçi!

Ah! Bre ju… nuk dij shka u kjoftë,
se tashma jemi tue u njoftë,
se kush jini e shka jini
se kah shkoni e se kah vini
plang e shpi se kah i kini
e sa pare ju ban gjaku:
se për ju, po, duhet laku,
për me u vjerrë o kund m’ndoi shpat!”

E pra nëse nuk merrni me ata që na kanë vjedhur, nëse nuk merrni më ata që ju ushqejnë. Mos u merrni më punojësit e policisë. Më mirë heshtni “ju rrugaça e sallahana vagabonda, shakllabana”.