Kutitë e votimit janë mbyllur në mbarë vendin dhe KQZ ka publikuar shifrat e fundit të pjesëmarrjes.
Raportohet se deri në orën 18:00, në votime kanë marrë pjesë 19.4% e votuesve. Krahasuar me zgjedhjet lokale të vitit 2015, kjo është një shifër mjaft e ulët. Në vitin 2015, në zgjedhje kanë marrë pjsë 47.83% e votuesve.
Edhe duke konsideruar bojkotin e opozitës, sërish duket se qytetarët e kanë refuzuar masivisht mazhorancën, pavarësisht presioneve për të marrë pjesë në votime.