Nga Kevin Veliu

Kur unë linda komunizmi kishte më pak se një dekad që kishte rënë. Shqipëria ishte në turbulenat e tranzicionit dhe po shikonte me shpresë nga e ardhmja. Tani jemi në 2021, situata ka mbetur njësoj (në mos më keq). Shpesh biseda tavoline persona të vjetër shprehin nostalgji për atë kohë. Po ashtu edhe mosha e mesme dhe të rinjtë edhe pse nuk e mbajnë mend atë kohë, kanë një lloj simpatie për shtetin e Enver Hoxhës.

Por a ishte realisht aq mirë? A është e justifikueshme që personazhë publik të shprehin simpatinë për atë kohë? A duhet që edhe sot, pas 31 vitesh, të kemi ish ministra dhe familjarë të Byrosë së athershme për të na drejtuar drejt Europës?

Shqipëtarët e mbajnë mend me mall uzinat gjigande, vendet e punës, arsimin profesional dhe barazinë mes tyre.Po ashtu u rrit një brez intelektualësh dhe artistësh të mëdhenj. U bënë vepra publike, qytete të rinj. S’kishte vrasje,krim të organizuar dhe ne ishim të lumtur. Ja disa fakte:

1) Uzinat dhe veprat publike u ndërtuan me punë vullnetare. Të burgosurit u përdorën si skllevër dhe krahë pune.Teknologjia e fabrikave ishte shumë e prapambetur. Po ashtu shteti ynë ishte në borxhe marramendëse me Kinën, Bashkimin Sovjetik,etj etj.

2)Mirëqënia e popullit. Para komunizmit ishim 2.7 herë më të varfër se Greqia, ishim të njëjtë me Korenë e Jugut dhe Nigerinë. 45 vite pas komunizmit ne 1990 ishim 12 herë më të varfer se Greqia, të njëjtë me Nigerinë dhe sa një lagje e Seulit të Koresë së Jugut. Zija e urisë kishte mbërthyer popullin ku shqiptarët nuk siguronin dot nevojat bazë. Psh. Bananja dhe çokollatat në Shqipëri kanë mbërritur në fund të viteve ‘80.

3)Kultura. I shohim me kënaqësi dhe nostalgji filmat e vjetër. Artistët dhe intelektualët kishin talent të padiskutueshëm. Por ata ishin INTELEKTUALË ORGANIKË. Që të jesh një intelektual duhet t’i shërbesh popullit tënd. Këto zoterinj dhe zonja, u shfrytëzuan maksimalisht dhe disa herë forcërisht për t’i bërë makjazh surratit gjakatar të shtetit. Të arsimuar kryesisht në Moskë, këta intelektualë nuk kishin të përbashkët me kolegët e tyre të përgatitur në Milano,Vienë,Paris fatin e trishtë që morën në burgje e persekutime.

4)Krimi. Në 1962 u deklarua 0 vrasje në Shqipëri. Rrugët ishin të sigurta dhe njerzit të lumtur. Korrupsioni në shtet nuk ekzistonte dhe të gjithë jetuan të lumtur përgjithmonë. (kishte disa mijëra të vrarë nga shteti me akuza idiote që nga Agjitacion-Propagandë e deri në Arratisje nga vendi. Po ashtu korrupsioni në aparatin shtetëror, ku shfrytëzimi i gruas fillonte nga kooperativat deri tek Byroja.

Pikë bonus: Gramoz Ruçi, Kristaq Rama, Spiro Koleka, kampi i Tepelenës, burgu i Spaçit. Po ashtu googëloni : Musine Kokalari, Sabihe Kasimati, Nako Spiro.

Ky ishte komunizmi i thjeshtuar : Një fasadë e frikshme, i ndërtuar mbi trupat dhe shpresat e një populli të tërë.