Sapo kam mbërritur në një vend, një nga vendet më të shenjta për shqiptarët te Kisha Shën Ndout në Laç. Ju uroj të gjithë besimtarëve katolikë dhe ungjillorë gëzuar për shumë vjet Pashkët. Sot nga Kisha e Shën Ndout lutem për bashkëqytetarët e mi, për ata në nevojë, për të sëmurët dhe familjarët e tyre.

Lutem që kjo ditë e ngjalljes së Krishtit të jetë ditë e ngjalljes së shpresës dhe besimit tek paqja dhe e nesërmja e sigurt nën drejtimin e zotit fuqiplotë.

Kam një urim për të gjithë shqiptarët që zoti të na ndriçojë rrugën e bashkimit kundër padrejtësive, për ta çliruar Shqipërinë nga padrejtësitë, për një Shqipëri të paqes, të së ardhmes më të mirë për çdo familje, për çdo shqiptar.

Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, tha Basha.