Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka deklaruar detaje të reja në emisionin “Real Story”
Ja cfar ka deklaruar ne emision Lleshaj:
“Shifra që kam unë është afër 5 milion eurove. Nuk është as 7 as 10. Pra ka qenë diçka rreth 5 milionë. Kur grabitësit kanë ndërruar mjetet kanë lënë furgonin kryq dhe kanë bllokuar rrugën. Të gjitha paratë i kanë kaluar në mjetin e dytë. Kur po kalonin paratë është afruar policia dhe ka nisur shkëmbimi i zjarrit. Ka qenë vendosja e furgonit me shkrimin ‘Hetimin Tatimor’ kryq që ka penguar vazhdimin e ndjekjes nga Policia.”