Sa e trishtë
I trishte eshte inkriminimi ideologjik komunist ne Shqiperi.
Me e trishte eshte kur nje komb nuk ka, nuk di dhe nuk do te kete ndjenje kombetare…
Akoma me e trishtë kur s’di te krenohet me shtetformimin e vet…
Krenaria jone kombetare eshte dhe do mbetet iluzion per sa kohe ajo nuk u edukua kurre si paresore ne kete vend …
Shqiptaret ne rastin me te pare mohojne emrin dhe etnine e vet e c’mund te presesh nga ato te respektojne historine dhe figurat qe e bejne historine tone kombetare dinjitoze para gjithe botes.
Ahmet Zogu eshte dhe do mbetet figura e dyte historike e rendesishme pas Skenderbeut duan apo s duan burracaket e ketij vendi , duan apo s’duan armiqte e tij, duan apo s’duan mesjetaret e koheve moderne qe shpirtin e shesin per pese pare dhe per te vrare baben e vet …
Të dhunosh shtatoren e Ahmet Zogur ke cenuar etnitetin tonë kombetar, ke cenuar krenarine tone , ke cenuar mburrjen tone te vetme shtet formuese perendimore , ke cenuar emblemen e vetme nacionale te krijuar jo pa sakrifica ,ke cenuar dinjitetin e pasaportes se shqipëtareve ne te gjitha kohet
Akt burracak dhe i turpshem …
Shoqeri e semurë menderisht edukuar mbi parime jokombetariste…
Ky eshte skllaverim i vetvedishem nacional.
Krenare per origjinen dhe Matjanizmin me te kulluar te zemres se kombit që perfaqësojme ju bej thirrje te reflektoni dhe te denoni kete akt qesharak burracakerie… Ahmet Zogu eshte gjigand i historise e se dhunojne dot halabaket , se bene dot as per se gjalli as per se vdekuri por ideja jone kombetare ndodhet ne udhekryqin e vet me te rrezikshem te pabesisë…