Mesa duket shenjat e para të betejës së Trump filluan të shfaqen, si dhe të prekin terrenin dhe hapësirën politike, ekzekutive.

Grupi ligjor i Trump vazhdon të ketë aktivitet intensiv, edhe pse Gjykata Supreme, apo Gjykata të rajoneve apo shteteve, po përpiqen të mbyllin çështje të pastra të manipulimit të votës. Ndaj dhe një pjesë e këshilltarëve, i kërkojnë Trump-it krijimin e një Këshilli për Kontrollin e Manipulimit Zgjedhor, si dhe auditimin e menjëherëshëm të të gjitha makinerive të votimit dhe numërimit, në të gjithë vendin.

Në këtë mënyrë “do të kopsiten” të gjitha faktet, audiovizive dhe elektronike, që vërtetojnë mësë miri vjedhjen dhe manipulimin e zgjedhjeve, si dhe interferencën në zgjedhjet amerikane të shteteve të tjera, ku dhe gjendeshin server-at e sistemit të votimit dhe numërimit të votave të SHBA-ve. Ritheksojmë dhe rikujtojmë se shumica e këtyre shteteve drejtohen nga Guvernatorë të majtë.

Grupi ligjor i Presidentit Trump u takua me gjeneralët e Pentagonit në Shtëpinë e Bardhë, në një takim të gjatë, nga ku më pas u bë i njohur fakti se Pentagoni, ndërpreu kontaktet me grupin e përfaqësuesve të Biden, duke ndërprerë proçedurat për tranzicionin e pushteteve.

E madhe loja e manipulimit, por aspak inteligjente!

Shumë e madhe lufta për të vërtetën dhe Amerikën, por shumë inteligjente! M.S