Sepse ne nje pjese te madhe tonen jemi te tille. Nuk ka spjegim tjeter. Dje, dy te rinj ne kulmin e moshes, e mendohet edhe te endrrave, ndersa po ndertonin nje vile te mrekullueshme disa kateshe, pra presuposohet se po projektonin nje jete plote mundesi e te ardheme, çfar bejn?!?!??
Vrasi nje moshatar tyren vetem sepse kondicioneri i montuar prej tij rridhte uje.
I marrin pra jeten dikujt qe me njemije mundime nxjerr buken e gojes por, edhe me absurdja e kafsherorja , shkatrojne te ardhme e tyren me po aq “lehtesi”per nje tub uje. Kjo eshte prej shpellaresh. Prej njerezish qe nuk shohin ndertimin e nje Shtepie si projektim i nje te ardhmeje por si vendstrehim qe ndryshon nga shpella qe kane ne mendje e shpirt vetem sepse fqinji perballe a anash ka bere nje ndertim
te tille. Qenie pa ndergjegje njerezore qe marrin nje jete njeriu e qe vene ne gurin e kurbanit te tyren me te njejten lehtesi. Ndersa ne falsim per te djathte, te majte , per politika ekonomike, per urbanistike moderne, per OJQ, organizata e mekanizma shoqerore me emra te medha, nuk mberrijme te investojme mbi Qytetarin me Koshienc. Prishet gjithçka rrethe tyre per tu mundesuar te kuptojne: nga vijne, ku jane e ku do te shkojne. U mohohet mundesia te jene pjese e nje bashkesi umanesh e cila ka parime, moral, toleranc. Sot eshte dita e krimeve te komunizmit. Jemi 30 vite nga renia e tij tek ne, e fara e shkaterrimi qe ai mbolli per 45 vite,
mbin ne te perditeshmen tone ne forma nga me te ndryshmet te cilat kane ne thelb, Mosdashjen e qenies Njezore si indivit me koshienc qytetare. Formimin turmash sadiste me urrejtje per cdo gje njerezore. Nuk ka shanc te duam njeri-tjetrin e te jemi qytetare te denje e pjese e paktit social po nuk pastruam
shpirtin nga kjo e keqe qe si nje virus ka helmuar mendjen e zemrat e njerezve duke i bere te paafte ne projektimin e nje te ardhmeje ku vlerat njerzore te jene shtyllat morale te rruges se tyre.