Me vullnet apo i detyruar, kush shkon neser ne farsen e Rames, behet bashkepuntor ne nje krim te rende ndaj bashkeqytetareve dhe familjareve te tij!

Gjate diktatures, Sigurimi i Shtetit , bashkepuntoret me te shumte u perpoq ti rekrutoje nga familje te persekutuara per nje arsye te thjeshte se ata ishin me vulnerabel.

Mizori dhe kercenime te perbindshme, i detyruan nje pjese te tyre te bashkepunojne me policine sekrete te diktatures. Per fat te keq , bashkepunimi i tyre i detyruar u kthye ne fatkeqesi dhe dhimbje per familje te tjera, madje dhe per familjare te tyre( detyroi vellane te spiunoje vellane).

Sidoqofte, une kurre nuk kam marre guximin ti gjykoje per kete, sepse as une vete nuk di se si do te veproja ne se do gjendesha ne pozitat e tyre, ne se do me kercenonin me jeten e femijeve te mi…

Po sot ?

Neser Rama kerkon te realizoje votime nje partiake, po nuk eshte kjo e keqja me e madhe. Ajo qe pregatit Rama nepermjet ketij akti eshte rikthimi ne diktature. Po, pa asnje medyshje dhe pa asnje ekzagjerim!

Disa e shohin me mosbesim kete denoncim, sepse shqiptaret jane mesuar te reagojne vetem kur e keqja ju shkon ne dere, vetem kur i godet direkt. Deri sa e keqja demton te tjeret, jane indiferente. Per kete arsye dhe sot nje pjese e tyre qendron indiferente sepse ju duket se ceshtja e zgjedhjeve eshte ceshtje mes dy partive qe duan pushtetin. Keshtu perpiqet tu a mbush mendjen Rama cdo dite. Por ne fakt ajo qe po realizon Rama prek drejte per drejte cdo shqiptar.

Nje njeri qe nuk pyet per ligj, nuk pyet per Kushtetute, nuk pyet per asnje rregull te vendosur por ben sic e vendos ai vete duke perdorur forcen dhe represionin nepermjet pushtetit, eshte i afte te bej gjithshka. Sot ai po kerkon te realizoje zgjedhje monopartiake, ne kundershtim me kerkesen e me shume se gjysmes se popullsise se perfaqesuar nga opozita, qe ka kerkuar krijimin e kushteve per zgjedhje te lira e te ndershme perpara se te marre pjese ne to. Rama po kerkon ti realizoje votimet edhe ne kundershtim me Dekretin e Presidentit qe ka caktuar nje date tjeter zgjedhjesh.

Me arrogancen e njohur, ai hapur shpall se do te realizoje qellimin e tij me cdo forme dhe me gjak po qe nevoja. Ne fakt ka kaq kohe qe provokon e sfidon qellimisht.

Neser , ne te njejten menyre, atij mund ti thote mendja, t’ju marri pronat dhe shtepite , t’ju kondicionoje menyren e jeteses, pa pyetur as per ligj e as per te drejta po duke u mbeshtetur vetem tek pushteti i tij. E ne fakt e ka bere dhe deri tani.

A nuk ka nxjerre familje te tera me gaz nga shtepite e tyre tek Bregu i Lumit, ka dhunuar gra e femije, i ka burgosur e pas kesaj ju ka shembur dhe shtepite duke i nxjerre ne rruge te madhe?

A nuk po kerkon te shkatrroje shtepi e biznese tek Unaza e re per t’ju a dhene truallin oligarkeve te tij qe te ndertojne pallate?

A nuk ka miratuar ne ate plehrane qe e quan Parlament, ligje per te rrembyer prona publike e PRIVATE, ne mes te Tiranes dhe ne bregdet, per ti ndare pastaj me oligarket e tij?

Neser, ne se do ndihet i plotefuqishem, ai keto veprime do i bej rregull. Asgje me shume nuk beri diktatori Hoxha!

Ne keto kushte eshte detyre e jona e te gjitheve , ti themi ndal me cdo menyre, po une me kete shenim dua t’ju drejtohem atyre qe deklarohen vete se po shkojne ne votime nen kercenimin e vendit te punes dhe bukes se femijeve. Jo me kot i kujtova rastet e dhimbshme te diktatures ! Sot veprimi juaj ka te njejtat pasoja per vellezrit dhe miqte tuaj, por sot ndryshe nga dje , nuk eshte i justifikuar akti juaj.

Ruajtja e vendit te punes nuk mund te jete sot justifikim per te bashkepunuar me Ramen ne rivendosjen e diktatures, sepse vajtja neser ne votime eshte bashkepunim ne krim dhe nuk justifikohet.

Shume prej jush kane deklaruar se do te shkojne te detyruar po do te prishin fletet. Sigurisht ky eshte nje qendrim qe tregon kundershti. Po harroni qe atij i duheni sa t’ju shoh ne rrjesht sepse votat i numeron vete pastaj. E ka bere dhe kur ka patur kundershtare e jo tani qe do i rreshtoje e numeroj si dele.