Edi Rama derdhi lotët e krokodilit, se nuk e kuptokan aksionin e tij për të luftuar kriminelët përmes një aksioni që i ka vënë edhe një emër folklorik. Absolutisht pro luftës kundër krimit të organizuar! Duhet bërë në cdo kohë, nga cdo qeveri e madje që prej ditës së parë të detyrës. Por këtë nuk ka shanse ta bëjë një individ, që krimit i dha imunitet shtetëror! Kujt ia kujton lotët e gjakun e derdhur nga familje shqiptare për shkak të kriminelëve? A nuk vlenin lotët e familjeve kur fuste në parlament e pushtetin vendor vrasës, trafikantë e përdhunues? Eshtë shkruar edhe në raportin e DASH, ashtu sic vetë DASH ka shpallur non grata dy individë që i njëjti kryeministër vazhdon t’i mbajë afër!!! Për 7 vjet u hapi dyert, e tani do i luftoka!!! Një individ që nuk ka kërkuar kurrë ndjesë për këtë, nuk është i besueshëm!